Takimi Siljanovska-Lambert: Belgjika aleat i sinqertë në procesin e integrimeve evropiane të Maqedonisë
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i priti letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Mbretërisë së Belgjikës, me seli në Sofje, Pol Lambert.
Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale presidentja Siljanovska Davkova, siç njoftoi kabineti i saj, ka porositur se Belgjika është një mik i madh dhe aleat i sinqertë në procesin e eurointegrimeve të Maqedonisë dhe se në 30-të vjetorin e historisë së marrëdhënieve diplomatike, të dyja vendet arrijnë të ndërtojnë marrëdhënie politike diplomatike dhe nivel solid të bashkëpunimit të ndërsjellë në disa fusha.
“Belgjika, si një nga vendet themeluese të Bashkimit Evropian, ishte dhe mbetet një promotore e fortë e proceseve tona integruese evropiane. Ne e meritojmë fillimin e negociatave të anëtarësimit pa vonesa të mëtejshme. Qeveria dhe unë mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj reformave në lidhje me integrimin evropian. Ky proces duhet të kryhet në përputhje me kriteret e Kopenhagës. Nëse riintegrimi në Evropë nuk de-bilateralizohet, një precedent i dëmshëm do të përsëritet në rastin e vendeve të tjera të rajonit”, theksoi presidentja në fjalën përshëndetëse.
Duke theksuar se populli i Maqedonisë ruan vlerat e njejta si belgët, presidentja shprehu pritje që ambasadori të japë kontributin e tij ndaj eurointegrimit tonë.
“Nuk kemi dyshime se miqtë tanë belgë do të na ndihmojnë të bëhemi pjesë e familjes evropiane, një akt që do të hapë një kapitull të ri në historinë tonë, do të sjellë energji të re tek institucionet dhe qytetarët e Maqedonisë, do të ngrejë një valë të re të vetë përkushtimit për idenë evropiane”, theksoi Siljanovska Davkova.
Duke theksuar se Belgjika është partneri ynë i rëndësishëm tregtar, presidentja Siljanovska Davkova shprehu interesim dhe gatishmëri për intensifikimin dhe thellimin e bashkëpunimit të përbashkët në të gjitha fushat nga interesi i ndërsjellë, ndërsa para se gjithash, në plan ekonomik.
Ambasadori Lambert në fjalën e tij, duke vënë në dukje vazhdimësinë tre dekadash të marrëdhënieve dypalëshe, të ndërtuara mbi vlerat dhe angazhimet e përbashkëta, theksoi se Belgjika njeh rolin e rëndësishëm që vendi ynë, si anëtar i NATO-s, luan për sigurinë globale dhe stabilitetin e rajonit.
“Vendi juaj është plotësisht në përputhje me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, duke përfshirë edhe lidhjen me agresionin ushtarak rus kundër Ukrainës, duke dërguar kështu një sinjal të fortë të zgjedhjes së saj strategjike – BE-në dhe duke u konfirmuar si një partner i besueshëm. Ju vazhdimisht e dëshmoni përkushtimin tuaj politik për integrimin evropian, si dhe ambicien tuaj për të ecur përpara në negociata”, theksoi ambasadori Lambert.
Duke theksuar përfitimet e tregtisë së lirë, ai shprehu mbështetjen e tij për Klubin e Biznesit belgo-maqedonas, i themeluar në gusht të vitit 2023, i cili synon krijimin e një mjedisi të favorshëm për rritjen ekonomike afatgjatë, krijimin e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e standardit të jetesës dhe evidentoi interesin e kompanive belge për vendin tonë.
Presidentja Siljanovska Davkova ambasadorit i dëshiroi kryerje të suksesshme të misionit diplomatik dhe shprehu bindje se do të angazhohet në përforcimin e marrëdhënieve miqësore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bedri Hamza: Gjithçka do të vihet në shërbim të suksesit të prodhuesve tanë
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse
LSDM: Në “Facebook” është krijuar një profil i rremë i Filipçes me përmbajtje të papërshtatshme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri