LAJMI I FUNDIT:

“100 kandidatë degët, ndërsa unë vetëm 10”, Abdixhiku tregon se si u përpilua lista e LDK-së për zgjedhje

“100 kandidatë degët, ndërsa unë vetëm 10”, Abdixhiku tregon se si u përpilua lista e LDK-së për zgjedhje

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka deklaruar se përpilimi i listës për zgjedhje është një prej gjërave më të vështira që duhet ta bëj kryetari i partisë.

Abdixhiku në “Debat Plus” ka deklaruar se renditja nuk tregon rëndësinë partiake për kandidatët por se duhet të ketë një balancë të strukturave por edhe regjioneve.

“Unë kam ndarë vetëm 10 vende për vete që është numri më i vogël që ka marrë ndonjë kryetar partë, derisa 100 kandidatë i kam deleguar te degët. Gjatë diskutime prej këtyre 10 vendeve edhe 7 mi morën degët me arsyetime të ndryshme”, ka deklaruar ai.


Abdixhiku, ka vlerësuar lartë listën zgjedhore të partisë së tij duke e cilësuar si më të mirën në Kosovë dhe si një hap drejt ndryshimit të domosdoshëm për republikën.

Abdixhiku theksoi se lista përfaqëson një përbërje të pastër dhe profesionale, të ndërtuar mbi kohezionin e brendshëm të partisë dhe vizionin për të ardhmen.

Nga Lumir Abdixhiku te Paris Guri - lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit
Lexo po ashtu Nga Lumir Abdixhiku te Paris Guri - lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit

“Kjo është lista më e mirë që e ka Kosova. Është një listë e përberë prej njerëzve profesionistë të dëshmuar në jetë publike, e pastër. Kjo listë shpërfaq kohezionin e brendshëm të LDK-së. Por shpërfaq edhe idetë se ku do të shkojë të ardhmen. Mos harroni lista përfaqëson edhe një cikël të mbyllur të LDK-së sepse ka ndodhur një reformë”, ka thënë Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së theksoi gjithashtu rëndësinë e përfshirjes së kryetarëve të komunave në listën zgjedhore, duke i cilësuar ata si figura kyçe për qeverisjen dhe zhvillimin e partisë.

Ai shtoi se ndërrimi i lidershipit në LDK dhe përfshirja e kryetarëve të komunave tregon angazhimin për të ndërtuar një cikël të ri politik, ndërkohë që ruhet boshti thelbësor i mendimit të djathtë dhe figurat kryesore të partisë.

“Në këtë listë risi janë edhe kryetarët e komunave, të cilët unë i kam kërkuar të jenë pjesë e listës. Në këtë kohë të ndërrimit të lidershipit të LDK-së dhe me meritë kanë marrë rol kryetarët e komunave, tek unë tek ne, kryetarët e komunave kanë rol të vërtetë në qeverisje e partisë. Nëse ne themi se po futmi në garën më të madhe të LDK-së, pas rënies së madhe, po futmi në garën më të rëndësishme të Kosovës për shkak të gjendjes  do të ishte e papranueshme një nënkryetar ose sekretar të jetë jashtë gare. Është e rëndësishme që çdo përfaqësues i lartë i LDK-së të jetë pjesë e kësaj gare”, ka shtuar Abdixhiku.

“Dhe duhet të ndërtohet një cikël i ri drejt së ardhshme duke ruajtur boshtin thelbësor të mendim të djathtë dhe duke ruajtur figurat kryesore”, shtoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Politikë
Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Lajme
Zbardhen mesazhet e vrasjes në Shkodër, një zë gruaje futi në kurth 33-vjeçarin Ramazan Mataj

Zbardhen mesazhet e vrasjes në Shkodër, një zë gruaje futi në kurth 33-vjeçarin Ramazan Mataj

Lajme
Fushata në fazën kulmore, ashpërsohen akuzat dhe sharjet ndërmjet partive politike

Fushata në fazën kulmore, ashpërsohen akuzat dhe sharjet ndërmjet partive politike

Politikë
Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Lajme
Kalo në kategori