LAJMI I FUNDIT:

Para se të fillonin ofensivën për rrëzimin e Assadit, Ukraina furnizojë me dronë rebelët sirianë

Para se të fillonin ofensivën për rrëzimin e Assadit, Ukraina furnizojë me dronë rebelët sirianë

Ofensiva e shpejtë e rebelëve, që ka habitur vëzhguesit ndërkombëtarë gjatë dy javëve të fundit, mund të ketë marrë ndihmë nga Ukraina.

Washington Post raporton se Hayat Tahrir al Sham – grupi që udhëheq sulmin kundër regjimit të diktatorit Bashar al-Assadit – ka marrë rreth 150 dronë dhe 20 operatorë dronësh katër ose pesë javë më parë.

Ministria e Jashtme e Rusisë kishte deklaruar më herët se rebelët kishin marrë dronë nga Ukraina dhe trajnim për përdorimin e tyre, por pa ofruar prova.


Rebelët sirianë zbulojnë magazinën dhe laboratorin më të madh për prodhimin e 'drogës së xhihadit'
Lexo po ashtu Rebelët sirianë zbulojnë magazinën dhe laboratorin më të madh për prodhimin e 'drogës së xhihadit'

Ministria e Jashtme e Ukrainës, në atë kohë, e kishte mohuar “kategorikisht” këtë pretendim.

Regjimi i Assadit ishte i mbështetur nga Rusia, por me Moskën të koncentruar në pushtimin e Ukrainës, forcat qeveritare siriane u dobësuan ndërsa forcat opozitare sulmuan pozicionet e tyre në mbarë vendin.

Ndryshe, Assad raportohet se ka ikur drejt kryeqytetit rus, Moskës, aty ku po trajtohet kundër kancerit të gjirit bashkëshortja e tij, Asma. /Telegrafi/