LAJMI I FUNDIT:

Urdhri “Dr. Ibrahim Rugova” për Hovenier, Osmani: Mbështetës i palëkundur i Kosovës

Urdhri “Dr. Ibrahim Rugova” për Hovenier, Osmani: Mbështetës i palëkundur i Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova” për ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, duke e vlerësuar atë si një mbështetës të palëkundur të Kosovës dhe të drejtës së saj për pavarësi.

Osmani, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka theksuar se ambasadori Hovenier ka qenë pranë popullit të Kosovës në momentet më vendimtare të historisë së saj, duke përfshirë raportimin për masakrën e Reçakut, ndihmën në ndërtimin e shtetit të pavarur, dhe mbrojtjen e sovranitetit të vendit në vitet e fundit.

Ambasadori Hovenier dekorohet me urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”
Lexo po ashtu Ambasadori Hovenier dekorohet me urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”

“Ishte më shumë se një ambasador. Ishte me ne kur populli i Kosovës ishte viktimë e krimeve të llahtarshme, ishte me ne kur vendosnim themelet e shtetit tonë të pavarur dhe ishte me ne në mbrojtje të aleancës së pathyeshme me SHBA-të,” ka shkruar Osmani.


Ajo ka falënderuar ambasadorin Hovenier për kontributin dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm ndaj Kosovës dhe ka theksuar rëndësinë e aleancës mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Urdhri “Dr. Ibrahim Rugova” i jepet individëve me kontribute të jashtëzakonshme për paqe, zhvillimin e demokracisë dhe promovimin e humanizmit, duke vlerësuar në veçanti veprën jetësore të tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Lajme
Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Sociale
Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialogun Kosovë - Serbi

Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialogun Kosovë - Serbi

Lajme
Osmani dërgon një delegacion në inaugurimin e Presidentit Trump

Osmani dërgon një delegacion në inaugurimin e Presidentit Trump

Lajme
Bedri Hamza në Llap: PDK është e ardhmja! – Isak Shabani me nr. 32 ngjall entuziazëm në tubimin qendror

Bedri Hamza në Llap: PDK është e ardhmja! – Isak Shabani me nr. 32 ngjall entuziazëm në tubimin qendror

Politikë
​Kamberi kërkon reagim nga Lawlor ndaj shkeljes të të drejtave të shqiptarëve në Serbi

​Kamberi kërkon reagim nga Lawlor ndaj shkeljes të të drejtave të shqiptarëve në Serbi

Lugina
Kalo në kategori