LAJMI I FUNDIT:

Një nxënëse theret me thikë në shkollën “8 Marsi” në Pejë

Një nxënëse theret me thikë në shkollën “8 Marsi” në Pejë

Një incident i rëndë ka ndodhur në shkollën “8 Marsi” në Pejë, ku një nxënëse është therur me thikë nga një bashkëmoshatar.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili po ashtu është nxënës i kësaj shkolle, dhe e ka dërguar në mbajtje për 24 orë.

Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi, tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, kur stafi i shkollës ka njoftuar policinë për incidentin.


“Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, e ka arrestuar të dyshuarin dhe viktima është dërguar në emergjencën e spitalit për trajtim mjekësor. Janë shoqëruar në stacion policor dy dëshmitarë, të cilët janë intervistuar. Është konfiskuar mjeti i mprehtë – thika me të cilën dyshohet se është kryer vepra. Prokurori i Shtetit ka caktuar masën e ndalimit prej 24 orëve për të dyshuarin,” tha Gashi.

Sipas policisë, rasti është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armëve.”

Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori