LAJMI I FUNDIT:

Katari dhe Turqia dënojnë inkursionin e Izraelit në Siri

Katari dhe Turqia dënojnë inkursionin e Izraelit në Siri

Katari dhe Turqia dënuan inkursionin e Izraelit në territorin sirian pas rënies së qeverisë së Bashar al-Assad.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Katarit tha se ishte “e papranueshme” që Izraeli po përpiqej të përfitonte nga situata në Siri, duke shtuar se izraelitët kishin shkelur sovranitetin e shtetit sirian.

Duke thënë se nuk duhet të ketë ndërhyrje të huaja në Siri, zëdhënësi shtoi se të gjitha kanalet e komunikimit me Katarin janë të hapura për të gjitha palët në Siri për dialog për të ardhmen dhe se rajoni po përjeton ditë historike.


Mohamed al Bashir emërohet kryeministër i përkohshëm: Të gjitha zhvillimet e fundit në Siri, MINUTË PAS MINUTE
Lexo po ashtu Mohamed al Bashir emërohet kryeministër i përkohshëm: Të gjitha zhvillimet e fundit në Siri, MINUTË PAS MINUTE

Zëdhënësi deklaroi se ka një fije shprese për popullin sirian, shkruan timesofisrael.

Reuters raporton se Ministria e Punëve të Jashtme turke gjithashtu dënoi ashpër pushtimin tokësor të Izraelit në territorin sirian, të cilin e nisi nga Lartësitë Golan, të cilat Izraeli i ka pushtuar që nga viti 1967.

Ushtria izraelite ka mohuar se trupat e saj kanë lëvizur brenda Sirisë përtej zonës tampon pranë Lartësive të Golanit.

I dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Geir Pedersen tha se Izraeli po shkelte marrëveshjen e shkëputjes Izrael-Siri të vitit 1974. /Telegrafi/