LAJMI I FUNDIT:

Ministria ukrainase e Mbrojtjes aprovon përdorimin e sistemit robotik të pajisur me mitraloz

Ministria ukrainase e Mbrojtjes aprovon përdorimin e sistemit robotik të pajisur me mitraloz

Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka koduar dhe aprovuar përdorimin e sistemit robotik Droid TW 12.7, i pajisur me mitraloz të kalibrint 12.7 mm Broëning.

Ministria theksoi se ky sistem ka demonstruar aftësitë luftarake gjatë testimeve të kryera në ambient të hapur, transmeton Telegrafi.

Droid TË 12.7 ka mitraloz 12.7 mm, i manovrueshëm për terrene të vështira, operohet përmes një tableti dhe ka një komunikim digjital.


Ministri i Mbrojtjes, Dmytro Klimenkov, tha se teknologjia luan rol të madh pasi ndërron rrjedhën e luftës dhe ndihmon ushtarët në fushëbetejë.

Ushtria ukrainase që nga fillimi i luftës ka prezantuar armë të ndryshme që janë prodhuar nga inxhinierët e këtij vendi, me synimin që t’ju ndihmojnë në terren dhe të mbrojnë sa më shumë ushtarët e tyre. /Telegrafi/