Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim deputetin e Parlamentit Evropian dhe raportues i sapo emëruar për Kosovën, Riho Terras, të cilin e ka uruar për emërimin e tij, duke shfaqur gatishmërinë për bashkëpunim të thelluar për avancimin e integrimit evropian të Kosovës.
Sipas një njoftimi për media thuhet se gjatë takimit, Osmani rikonfirmoi përkushtimin e palëkundur të Kosovës për integrim në BE, duke potencuar progresin e dukshëm në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit dhe përafrimin me standardet evropiane.
“Presidentja nënvizoi përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian si synim kyç për të ardhmen e vendit. Osmani theksoi edhe përkushtimin e Kosovës për të drejtat e njeriut, sundim të ligjit e demokraci, duke prezantuar arritjet evidente.
Në dritë të sulmit të fundit terrorist në vend, Osmani bëri thirrje për bashkëpunim dhe mbështetje nga partnerët ndërkombëtar për hetim të sulmit, duke konfirmuar përkushtimin për hetim profesional të rastit nga ana e institucioneve të Kosovës.
Ajo theksoi se ky sulm ka targetuar infrastrukturën kritike në vend, duke synuar që të shkaktojë dëme të mëdha, të cilat do të ndikonin drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Në këtë drejtim, ajo foli për rëndësinë kyçe të bashkëpunimit me qëllim të luftimit të mëtejmë të bandave kriminale serbe të cilat mbështeten, trajnohen e paguhen nga shteti serb, si dhe komunikimit e koordinimit me qëllim të parandalimit të sulmeve të ngjashme në të ardhmen.
Ndër të tjera, në takim, Presidentja Osmani theksoi se është e rëndësishme që bashkësia ndërkombëtare të mbajë qëndrim unik ndaj veprimeve destabilizuese të Serbisë, përfshirë aktit të agresionit të shtatorit 2023 dhe sulmit të fundit terrorist në infrastrukturën vitale të Kosovës.
Në takim, Presidentja gjithashtu theksoi se është koha që masat e pa drejta të BE-së ndaj Kosovës të largohen përfundimisht, ngase sipas saj, përveç se të pa drejta, këto masa po i dëmtojnë drejtpërdrejtë qytetarët e Kosovës, pa dallim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova