LAJMI I FUNDIT:

Tri arsyet e veçanta pse Barcelona e ka prioritet kryesor Ligën e Kampionëve këtë sezon

Tri arsyet e veçanta pse Barcelona e ka prioritet kryesor Ligën e Kampionëve këtë sezon

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick,  i largoi nga loja Pedri, Dani Olmo, Lewandowski dhe Raphinha ndaj Real Betisit dhe pa skuadrën e tij duke lëshuar dy pikë në kohën shtesë. 

Gjermani ka shfaqur shenjat e para të rotacioneve këtë sezon duke pushuar Lewandowskin ndaj Mallorcas dhe ishte e qartë se e bëri duke pasur në mendje Borussia Dortmundin. 

Sipas Diario AS, përfundimi në tetë pozitat e para në Ligën e Kampionëve është një ‘obsesion’ për Barcelonën. 


Klubi beson se është çelësi që të përfundojë në mesin e skuadrave që kualifikohen direkt dhe e shohin si një çështje prestigji, pasi kanë hasur në vështirësi në Evropë gjatë viteve të fundit. 

Në ndërkohë Flick është i etur që ta shpëtojë ekipin e tij nga dy ndeshje me intensitet të lartë, pasi beson se është e rëndësishme që ta evitojnë ‘play-off-in’ në një sezon ku lojtarët do të arrijnë limitin në aspektin fizik. 

Kontabilistët e klubit gjithashtu janë të etur që blaugranasit të kualifikohen direkt përmes top tetëshes. 

Katër gjigantët evropianë në garë për Frenkie de Jong
Lexo po ashtu Katër gjigantët evropianë në garë për Frenkie de Jong

Në rast se ata mund të fitojnë tri ndeshjet e mbetura, Barcelona do të fitojë 54.3 milionë euro nga kjo fazë. 

Vetëm nëse bëjnë pjesë në ‘Top 8’, kjo do të thotë se ata do të fitojnë minimumi 38 milionë euro. Kualifikimi është i mundur me 15-17 pikë, që do thotë se blaugranasit janë vetëm 3-5 pikë mbrapa./Telegrafi/