LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë ushtarë janë vrarë si pasojë e rrëzimit të një helikopteri në Turqi

Gjashtë ushtarë janë vrarë si pasojë e rrëzimit të një helikopteri në Turqi

Gjashtë ushtarë janë vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë pasi një helikopter ushtarak u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor në jugperëndim të Turqisë.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se helikopteri UH-1 u aksidentua në provincën Isparta.

Ndërsa ushtari i plagosur është dërguar në spital për tretman mjekësor, shkruan AA, përcjell Telegrafi.


“Në Keçiborlu ka një Shkollë të Aviacionit Tokësor dhe atje kryhen rregullisht fluturime stërvitore. Si rezultat i kontaktit të dy helikopterëve gjatë stërvitjes, njëri prej tyre u rrëzua”, shpjegoi guvernatori Abdullah Erin.

Bëhet e ditur se hetimet për rastin po vijojnë.

Një nga të vrarit besohet se ishte komandanti i Shkollës së Aviacionit Tokësor Isparta, Isa Baydilli.

“Një helikopter i yni UH-1, i cili po kryente një fluturim stërvitor në Isparta, u shkatërrua në një aksident dhe gjashtë pjesëtarë të personelit tonë ranë dëshmorë. Personeli ynë, i cili u dërgua në spital me lëndime të rënda nga aksidenti, nuk mundi të shpëtohej”, deklaroi Ministria e Mbrojtjes.

“Dëshmorët tanë qofshin nën mëshirën e Zotit. Familjeve të tyre i shprehim ngushëllime, ndërsa ushtarit të lënduar shërim të shpejtë”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten

Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten

Evropa
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Evropa
Vajza palestineze i dërgon mesazh Trumpit: Pse po më detyroni të largohem nga shtëpia dhe vendi im?

Vajza palestineze i dërgon mesazh Trumpit: Pse po më detyroni të largohem nga shtëpia dhe vendi im?

Azia
Pse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?

Pse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?

Botë
Sa realist është plani i Trumpit për Rripin e Gazës?

Sa realist është plani i Trumpit për Rripin e Gazës?

Botë
Imazhe satelitore që thuhet se tregojnë Izraelin duke ndërtuar baza ushtarake në “zonën tampon” të Sirisë

Imazhe satelitore që thuhet se tregojnë Izraelin duke ndërtuar baza ushtarake në “zonën tampon” të Sirisë

Botë
Kalo në kategori