Rihapja madhështore e kësaj fundjave të katedrales Notre Dame i dha një moment të rrallë pushimi presidentit Emmanuel Macron, pasi Franca mbetet e përfshirë në një krizë institucionale.
Megjithëse ceremonia mahniti liderët botërorë, përfshirë presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, Macron mbetet shumë i papëlqyer në vend.
Bëhet e ditur se rihapja e shumëpritur e monumentit 860-vjeçar të shkatërruar nga zjarri u la në hije nga një votë mosbesimi në parlament që rezultoi në rënien e qeverisë së kryeministrit Michel Barnier të mërkurën.
Një turne diplomatik
Presidenti francez shënoi një triumf të madh diplomatik duke tërhequr Donald Trump për udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që nga fitorja e tij në zgjedhje.
Në Pallatin Elysee, Macron priti Trumpin dhe udhëheqësin ukrainas Volodymyr Zelensky për një takim trepalësh – me shpresën për të bindur presidentin e zgjedhur të SHBA-së që të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në përpjekjet e saj ushtarake kundër agresionit rus.
Por, të premten Trump tha se Ukraina duhet “ndoshta” të presë më pak ndihmë nga SHBA kur të kthehet në pushtet, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Gjatë një interviste me kanalin televiziv francez BFM, ish-kryeministri francez Dominique de Villepin përgëzoi Macronin për “shfrytëzimin e mundësisë”.
Për më tepër, premtimi i Macron për të rindërtuar Notre Dame në vetëm pesë vjet ishte një bast i rrezikshëm që shumë pak besonin se ai mund ta arrinte.
Kthimi në realitet
Por, tani lideri francez do të rifillojë bisedimet me liderët e partive.
Siç raportohet, ai do të takohet me krerët e Partisë së Gjelbër, Komuniste dhe më pas grupit të pavarur Liot.
Përfaqësuesit e partisë së majtë, France Unbowed (LFI) refuzuan ftesën dhe i kanë bërë thirrje kreut të shtetit të japë dorëheqje.
Ndryshe, shumë fajësojnë Macronin për rrëmujën e vendit pasi ai shpërndau në mënyrë tronditëse parlamentin kur parti e tij humbi nga e djathta ekstreme në zgjedhjet e BE-së në qershor.
Udhëheqësi francez justifikoi vendimin për të thirrur zgjedhje të parakohshme duke thënë se kombi kishte nevojë për “sqarim”.
Në vend të kësaj, zgjedhjet legjislative përfunduan në një parlament të bllokuar pa shumicë të qartë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBoom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kur mbahej një minutë heshtje për Holokaustin, eurodeputeti polak: Le të lutemi për viktimat e gjenocidit hebre në Gaza
Një dekan bëhet simbol i luftës së studentëve në Serbi
Eurodeputeti slloven nominon Muskun për Çmimin Nobel për Paqe
Ndjekje në stilin e GTA-së në Tampa Bay
Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij