LAJMI I FUNDIT:

Një fëmijë i vogël del nga qelia e burgut në “thertoren njerëzore” të Assadit ndërsa rebelët lirojnë të burgosurit

Një fëmijë i vogël del nga qelia e burgut në “thertoren njerëzore” të Assadit ndërsa rebelët lirojnë të burgosurit

Ky është momenti tronditës kur një foshnjë siriane shihet duke dalë nga një qeli burgu, brenda ‘thertores njerëzore’ të presidentit tiran Bashar al-Assad.

Djali i vogël qëndron pranë dyerve të qelive të hapura dhe duket i hutuar, ndërsa ushtarët rebelë bërtasin “Allahu Akbar” – që do të thotë “Zoti është më i madhi” – ndërsa lironin qindra të burgosur, transmeton Telegrafi.

Burgu ushtarak pranë Damaskut i quajtur ‘dhoma e torturës industriale’, raportohet se kishte nga 5,000 deri në 13,000 të burgosur të cilët ishin varur që nga viti 2011.


Militantët hapën furishëm drynat në dyert e qelive të burgut në burgun Saydnaya, për të liruar qindra të burgosura dhe fëmijët e tyre pas përmbysjes së regjimit brutal të al-Asadit.

Në një video të postuar në X, gratë bërtisnin të gëzuara ndërsa liroheshin, ku disa prej tyre ishin burgosur për dekada. Ata u futën në autobusë që prisnin jashtë burgut përpara se të dërgoheshin në shtëpitë e tyre.

“Ne festojmë me popullin sirian lajmin e lirimit të të burgosurve tanë, dhe largimin e zinxhirëve të tyre dhe shpalljen e fundit të epokës së padrejtësisë në burgun Saydnaya”, thanë rebelët.

Hulumtimi i Amnesty International tha se autoritetet siriane kishin kryer krime kundër njerëzimit me mijëra të burgosur në burgun 30 kilometra në veri të Damaskut duke u vrarë, torturuar dhe shfarosur.

Ata përcaktuan se shkeljet e kryera në objektet brutale gjatë dekadës së fundit nën regjimin e diktatorit Bashar al Assad, i cili ka parë zhdukjen e mbi 10,000 të burgosurve politikë, ishte pjesë e një sulmi kundër civilëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Evropa
Sa realist është plani i Trumpit për Rripin e Gazës?

Sa realist është plani i Trumpit për Rripin e Gazës?

Botë
Qindra gra përdhunohen dhe më pas digjen të gjalla pasi grupi rebel hyri në një burg të Kongos

Qindra gra përdhunohen dhe më pas digjen të gjalla pasi grupi rebel hyri në një burg të Kongos

Afrika
Vuçiq priti ish-guvernatorin e Illinoisit - Blagojevich ishte liruar nga burgu pasi e fali Trumpi

Vuçiq priti ish-guvernatorin e Illinoisit - Blagojevich ishte liruar nga burgu pasi e fali Trumpi

Serbia
Pse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?

Pse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?

Botë
“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës

“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës

Azia
Kalo në kategori