LAJMI I FUNDIT:

Merr fund seria pozitive e Arsenalit – ndalen me barazim nga Fulhami

Merr fund seria pozitive e Arsenalit – ndalen me barazim nga Fulhami

Arsenali ka luajtur baras me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Fulhamit në kuadër të javës së 15-të në elitën e futbollit anglez. 

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit të cilën realizuan në minutën e 11-të përmes Raul Jimenez për rezultatin 1-0. 

Pas golit të pësuar, Arsenali mori tërësisht iniciativën në këtë takim duke rrezikuar portën e Bernd Lenos në disa raste. 


Në pjesën e parë ata patën tri raste të mira shënimi me Declan Rice dhe Bukayo Saka (x2) por ata nuk arritën të gjejnë dot rrugën e rrjetës. 

Pas disa përpjekjeve, Arsenali realizoi për 1-1 përmes francezit William Saliba i cili shënoi në minutën e 52-të. 

Deri në përfundim të takimit të besuarit e Mikel Artetës tentuan me çdo kusht që ta kthenin rezultatin në favorin e tyre, por nuk ia dolën. 

Në fakt ata menduan se morën tri pikët kur Bukayo Saka realizoi në minutën e 87-të për rezultatin 2-1. 

Megjithatë, ata mbetën me zemër të thyer, pasi VAR-i e anuloi atë gol për shkak të pozicionit jashtë loje. 

Pas këtij barazimi Arsenali ngjitet në vendin e dytë me 29 pikë, por mund ta humbasë atë nëse Chelsea mposht Tottenhamin këtë pasdite./Telegrafi/ 

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Kalo në kategori