Bashkimi Evropian nuk ka bërë të ditur nëse do të zhvillohet takimi i caktuar më 17 dhjetor, në nivel kryenegociatorësh, pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër Lepencit.
As Qeveria e Kosovës nuk dha ndonjë përgjigje për KosovaPress, nëse do të kushtëzojnë pjesëmarrjen në takimin e dialogut Kosovë-Serbi, pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.
Në ekzekutiv ishin të heshtur edhe sa i përket mundësisë për takim trilateral dhe për agjendën e diskutimit mes kryenegociatorit kosovar, Besnik Bislimi dhe homologut të tij serb, Petar Petkoviq.
Ndërkohë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk presin përparim në dialog, përderisa siç thonë, vazhdon qasja destruktive e Serbisë. Skeptik për progres në dialog janë edhe nga opozita dhe njohës të këtij procesi.
Institucionet e Kosovës kanë akuzuar Serbinë se qëndron prapa sulmit të fundit terrorist në veri, ku u cenua infrastruktura kritike e Kosovës, derisa Serbia ka mohuar akuzat.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni thotë se nuk mund të ketë përparim në dialog me qasjen e njëanshme të ndërmjetësit, Miroslav Lajçak, si dhe me destruktivitetin e Serbisë.
“Në këtë takim unë nuk shoh ndonjë mundësi që të kemi diçka të re. Ndërmjetësuesi është po i njëjti, Miroslav Lajçak, i cili pothuajse gjatë tërë procesit negociator me qëndrimet e tij jobalancuese në raport me kërkesat e Serbisë, ka bërë që takimet mos të kenë rezultat. Po ashtu, njëkohësisht të kemi një pozicionim të Serbisë karshi kërkesave të saj dhe nevojës që ato të implementohen nga ana e Kosovës në mënyrë të njëanshme. Është pala e Serbisë që është jokonstruktive në dialog dhe ajo që i bën karshillëk marrëveshjes që është arritur. Në këtë drejtim nuk duket në horizont ndonjë qasje e Serbisë për respektim të marrëveshjes”, thotë ai.
Opozita ndërkaq kritikon Qeverinë për mostrasparencë në procesin e dialogut me Serbinë. Kryetarja e Komisionit parlamentar të Integrimit Evropian nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, thotë se me Qeverinë aktuale nuk mund të ketë përparim në këtë proces.
“Nga kjo qeveri nuk pres (progres në dialog). Tash e katër vite s’ka bërë asgjë për dialogun, ku s’ka pas transparencë. Ne kemi kuptuar përmes mediave se kur po takohen përfaqësuesit e BE-së dhe Kosovës. S’pres që të ketë diçka të re. Ju e dini që kemi një marrëveshje në të cilën nuk jemi pajtuar si LDK. Kjo është një marrëveshja më e dëmshme që ka bërë ndonjëherë Kosova”, deklaron ajo.
Ndërkaq, njohësi i integrimit evropian, Avni Mazrrezku mendon se takimi 17 dhjetorit është vetëm përmbushje e agjendës së emisarit, Lajçak.
“Më tepër është me përmbushë chek-listën e zotëri Lajçak për punën e tij si teknokrat i BE-së dhe me arsyetuar pagën e vet. Përndryshe edhe zotëri Lajçak ka qenë nga një shtet jonjohës i pavarësisë së Kosovës. Lajëak se ka përdorë rolin dhe pozitën e tij që t’i ndihmojë politikës së zgjerimit të BE-së”, thekson Mazrreku.
Takimi i fundit mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryengeciatorëve u mbajt më 24 tetor në Bruksel, por nuk u arrit ndonjë rezultat konkret drejt zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, të dakorduar nga palët në vitin 2023./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova