Njohës të ligjit vlerësojnë se ngritja e aktakuzës së re ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, e konfirmuar të premten nga Gjykata Speciale në Hagë, nuk mund të ndikojë në vendimin përfundimtar të gjyqit aktual për krime të pretenduara të luftës, por pritet të ndikojë në vazhdimin e masës së paraburgimit.
Të njëjtit tregojnë se bazuar në veprat penale për të cilat dyshohet Thaçi, në bazë të aktakuzës së re, dënimi maksimal mund të arrijë deri në pesë vjet burg.
Njohës të ligjit vlerësojnë se ngritja e aktakuzës së re ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, e konfirmuar të premten nga Gjykata Speciale në Hagë, nuk mund të ndikojë në vendimin përfundimtar të gjyqit aktual për krime të pretenduara të luftës, por pritet të ndikojë në vazhdimin e masës së paraburgimit. Të njëjtit tregojnë se bazuar në veprat penale për të cilat dyshohet Thaçi, në bazë të aktakuzës së re, dënimi maksimal mund të arrijë deri në pesë vjet burg.
Në aktakuzën e konfirmuar janë ngritur tri akuza për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi.
Përveç Thaçit, në aktakuzë përfshihen edhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefi i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Fazliu.
Monitoruesi dhe avokati Amer Alija thotë se aktakuza e konfirmuar nga Gjykata Speciale mund ta vështirësojë punën sa i përket caktimit të masës së paraburgimit në të ardhmen.
“Sa i përket vendimit përfundimtar meritor në rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve nuk besoj që do të ketë ndonjë ndikim te gjendja faktike. Por, sigurisht mund të ketë ndikim te vazhdimi i masës së paraburgimit për arsye se prokuroria gjithmonë do ta përdorë si pretekst që një prej kushteve e që ka rrezik që të ndikon te dëshmitarët dhe gjithmonë do të kërkojnë që të vazhdohet masa e paraburgimit. Sigurisht, që kjo aktakuzë apo ky rast do t’ia vështirësojë punën për sa i përket caktimit të masës së paraburgimit në të ardhmen”, tha Alija.
Alija potencon faktin se është hera e parë që kundër Thaçit është ngritur aktakuzë e dytë.
“Është hera e parë që kundër Hashim Thaçit ngrihet aktakuza e dytë. Pra, i njëjti është duke u gjykuar për veprat penale krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Procedura ndodhet në dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga prokuroria. Tanimë, paralelisht me këtë rast do të kemi edhe një rast tjetër për pengim të administrimit të drejtësisë”, potencon Alija.
Ndërkaq, avokati Ardian Bajraktari vlerëson të paqëndrueshme aktakuzën e re ndaj Thaçit. Sipas tij, në referencë të kodit penal, element esencial i kësaj vepre penale është dhuna apo kanosja serioze, për çka potencon se një gjë e tillë është e pamundur të kryhet nga një person, të cilit i është privuar liria.
“Ngritja e pretendimeve, përkatësisht aktakuzave se një person pengon personin zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare në referencë të kodit penal, element esencial i kësaj vepre penale është dhuna ose kanosja serioze. E një person, i cili është i privuar lirie të ketë mundësinë të ushtrojë ose dhunë ose kanosje, kjo absolutisht është e pamundur. Prandaj, unë vlerësoj këto aktakuza me theks të veçantë ndaj Thaçit akuza që ndërlidhen me pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare është natyrisht e paqëndrueshme”, tha Bajraktari.
Bajraktari thotë se ngritja e aktakuzës së re dëshmon dështimin e prokurorisë në aspektin profesional mbi pretendimet në raport me akuzat e ngritura ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai konsideron se kjo aktakuzë mund të përdoret si justifikim për të vazhduar paraburgimin ndaj të akuzuarit.
“Nuk ka shumë raste të shpeshta, megjithatë duhet pasur parasysh faktin që në kuadër të kompetencave të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, sipas nenit 15, janë edhe vepra penale që njihen edhe vepra penale që ndërlidhen me administrimin e drejtësisë. Pjesa dërmuese e këtyre aktakuzave që po ngrihen shkojnë në këtë drejtim, kompetenca shtesë të përcaktuara me Dhomat e Specializuara…Vlerësoj se prokuroria mund ta ketë bërë për shkak se aktualisht ndodhet në fazë delikate në drejtim të argumentimit të pretendimeve të tyre, me theks të veçantë, ato që ndërlidhen me ndërmarrjen e përbashkët kriminale me faktin që në asnjë provë që kemi parë deri më tash nuk vlerësoj që është arritur të vërtetohet ky pretendim… Kjo mund të përdoret si justifikim ne pengim të vazhdimit eventual të paraburgimit si masë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në këtë procedurë që është e stërzgjatur”, tha Bajraktari.
Përveç këtyre, avokati Bajraktari tregon se dënimi maksimal për veprat penale për të cilat është ngritur aktakuzë e re mund të jetë deri në pesë vjet.
“Varion varësisht prej natyrës së veprave penale. Është përafërsisht rreth pesë vite në rast se jemi të bëjnë me vepra penale pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare. Mos bindja ndaj gjykatës është më pak e dënueshme sipas dispozitave respektive të kodit penal”, thotë Bajraktari.
Njëjtë potencon edhe avokati Alija. Aktakuza e konfirmuar e ngarkon Thaçin me dyshime se ai u ka dhënë informacion konfidencial Smakajt, Kilajt, Fazliut e Kuçit, gjatë vizitave jo të privilegjuara në objektin e paraburgimit – ku Thaçi mbahet prej nëntorit 2020.
Sipas një njoftimi që Specialja dërgoi të premten në mbrëmje, të gjithë këta dyshohen për vepra penale që lidhen me pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në rastin Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Informacioni, sipas aktakuzës, ka të bëjë me dëshmitarët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Aktakuza thotë se Thaçi dyshohet t’u ketë dhënë atyre udhëzime për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të ZPS-së dhe hollësi se si duhej ta bënin këtë. Ndërkaq, kundër Hajredin Kuçit janë ngritur dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës.
Njoftimi për ngritje të aktakuzës erdhi pasi Specialja transferoi në Hagë, Isni Kilajn, Bashkim Smakajn e Fadil Fazliun, të cilët i kishte arrestuar të enjten gjatë një operacioni në Kosovë./KP
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?