LAJMI I FUNDIT:

Shpresonte se do ta kishte kundërshtar Ronaldon, por ish-sulmuesi i Ligës Premier ia huqi ligës dhe ekipit

Shpresonte se do ta kishte kundërshtar Ronaldon, por ish-sulmuesi i Ligës Premier ia huqi ligës dhe ekipit

Një ish-sulmues i Ligës Premier projektoi një transferim për të luajtur kundër Cristiano Ronaldos, por aksidentalisht nënshkroi për klubin e gabuar.

Thievy Bifouma, dikur luante për West Brom, mendoi se po i bashkohej një klubi që do të luante kundër Al Nassr të Ronaldos në Ligën e Kampionëve Aziatik.

Ai donte të transferohej në ekipin iranian Esteghlal FC, i cili kishte një ndeshje të planifikuar kundër Al Nassr.


Por Bifouma, i cili shënoi dy gola në Ligën Premier gjatë periudhës së tij të huazimit me Baggies, padashur nënshkroi për klubin e gabuar.

Ai nuk ishte në dijeni se ky klub nuk ishte i vetmi ekip me emrin Esteghlal në Iran.

“Kam pasur mundësinë të luaj në Turqi, por gruaja ime nuk donte të kthehej atje”, deklaroi ai për agjencinë e lajmeve Tasnim. “Dëshiroj të luaj kundër Cristiano Ronaldos para se të pensionohem”.

Van der Vaart e quajti "tepër egoist", Ronaldo i përgjigjet brutalisht
Lexo po ashtu Van der Vaart e quajti "tepër egoist", Ronaldo i përgjigjet brutalisht

32-vjeçari shtoi: “Duke marrë parasysh që ai tani është në Azi dhe kishte një mundësi që unë të vija në Iran, ata folën me mua për ofertën e Esteghlal. Dhe unë rishikova kalendarin e lojërave dhe kuptova se ata kishin një lojë kundër Al-Nassr”.

“Unë thashë me vete se këtu doja të shkoja. Nuk e kisha idenë se kishte dy skuadra me emrin Esteghlal në Iran”, ka shtuar më tej ai.

Bifouma e kuptoi vetëm në ditët pas transferimit të tij se kishte bërë një gabim të madh pas një shkëmbimi me ish-lojtarin e Chelseat, Gael Kakuta.

Parashikimi i Ronaldos për Mbappen po bëhet realitet
Lexo po ashtu Parashikimi i Ronaldos për Mbappen po bëhet realitet

“Kur mbërrita në Teheran, bashkatdhetari im Gael Kakuta më thirri dhe më pyeti se ku isha. Unë i thashë: ‘Jam në hotel duke i nënshtruar analizave mjekësore’. Më pas më pyeti: ‘Në cilin hotel je? Do të doja të vija të të shihja'”.

“Një orë më vonë, ai telefonoi sërish dhe më ngacmoi duke më thënë: ‘Ti luan për Esteghlalin e vogël, ndërsa ne jemi pjesë e një ekipi më të madh. Ti mbrohesh, ne sulmojmë’”.

“Pavarësisht, nuk kishte rëndësi sepse ne përfunduam duke fituar ndeshjen kundër tyre në gusht, falë golit tim”, ka shtuar më tej Bifouma. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin

Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin

Premier League
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro

Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij

Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij

Ligue 1
Carragher i thotë Arsenalit të tërhiqet nga gara për top lojtarin që e do edhe Chelsea

Carragher i thotë Arsenalit të tërhiqet nga gara për top lojtarin që e do edhe Chelsea

Premier League
Pas shkarkimit nga Milani, Fonseca nuk qëndron gjatë i papunë - po i bashkohet gjigantit evropian

Pas shkarkimit nga Milani, Fonseca nuk qëndron gjatë i papunë - po i bashkohet gjigantit evropian

Ligue 1
Kalo në kategori