LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Është stabile gjendja në Fondin Pensional

Mickoski: Është stabile gjendja në Fondin Pensional

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski pas seancës së Këshillit Ekonomik foli për pagën minimale. Paga minimale kërkohet të jetë 450 euro.

“Në seancën e këshillit ekonomik ka përfaqësues nga punëdhënësit dhe punëtorët. Disa palë kanë një kërkesë, të tjerët një tjetër, dhe ne jemi disi në mes të të dyjave. Prandaj si Qeveri nuk do të ndërhyjmë, do t’i lëmë të merren vesh dhe do të pranojmë”, tha Mickoski.

Kryeministri foli edhe për fondin pensional. Ai tha se është stabil dhe se problem është shtylla e dytë pensionale.


“Vrima në fondin e pensioneve do të ekzistojë derisa të fillojë shërbimi i fondit të dytë pensional dhe kjo ishte e pritshme. Pres që pas 6-7 vitesh të rrafshohet dhe të jetë ndryshe nga më parë.

Në përgjithësi, gjendja me fondin pensional është stabile dhe do të vazhdojë derisa të fillojë shërbimi i shtyllës së dytë pensionale”, tha Mickoski./Telegrafi/