Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai, mori pjesë në Samitin e BE-Ballkani Perëndimor – “Një qasje e rinovuar në rajon”. Fetai foli për rikthimin e besimit të qytetarëve në institucionet e vendit, forcimi i sigurisë, lufta efektive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sigurimi i pavarësisë gjyqësore dhe ruajtja e shtetit të së drejtës.
Ai vuri në theks se Qeveria e re e kupton që pa një sistem të fortë, të transparencës dhe të përgjegjshmërisë, shoqëria nuk mund të përparojë.
“Një fushë kyçe ku jemi përqendruar është gjyqësori. Anketat publike tregojnë një realitet shqetësues: vetëm dy për qind e qytetarëve besojnë tek institucionet tona gjyqësore. Kjo nuk është thjesht një statistikë; ajo është një reflektim i zhgënjimit të thellë dhe frustrimit. Si Qeveri, ne e pranojmë që nuk mund të ecim përpara pa adresuar këto sfida përballë. Nëse nuk ka shtet të së drejtës, nëse prokurorët dhe gjyqtarët nuk veprojnë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën, nuk do të ketë siguri ekonomike, as të ardhura të nevojshme për zhvillim, dhe pa zhvillim, qytetarët dhe bizneset nuk do të përparojnë. Zhgënjimi do të çojë patjetër në largimin e qytetarëve nga vendi. Nuk duhet të ketë qytetarë të klasës së parë apo të dytë, as një elitë mbi ligjin. Çdokush duhet të jetë i barabartë para ligjit dhe Kushtetutës”, ka deklaruar Fetai.
Ai nënvizoi se raportet e progresit të BE-së për Maqedoninë e Veriut vazhdimisht theksojnë shqetësime të rënda për shtetin e së drejtës. Sipas tij, pavarësia gjyqësore dhe kapaciteti institucional mbeten sfida të rëndësishme, me korrupsionin dhe paefikasitetin që minojnë besimin publik.
Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai, gjatë samitit ka paraqitur prioritetet e qeverisë, ku janë të fokusuar në reformat e Këshillit Gjyqësor, për të siguruar që ai të funksionojë në mënyrë efektive dhe transparente.
“Në vitin 2025, ne angazhohemi për të miratuar ligje kyçe që do të vendosin bazat për një gjyqësor më të fortë dhe më të pavarur. Kjo përfshin Ligjin për Këshillin Gjyqësor, i përshtatur me rekomandimet e Misionit të Rishikimit të Pavarur dhe Komisionit të Venecias, Ligji për Prokurorët Publikë dhe Këshilli i Prokurorëve Publikë, i harmonizuar me standardet e BE-së dhe normat e ligjit evropian, dhe ligje të reja që rregullojnë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe pagat për stafin administrativ gjyqësor dhe prokurorial, duke siguruar që sistemi të jetë i mbështetur me burime të mjaftueshme dhe të nxitur për të dhënë rezultate optimale”, ka nënvizuar Fetai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale