“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla, me ç’rast është kujtuar jeta dhe vepra e tij.
Në nderim të krijimtarisë artistike të tij, Qendra Rinore në Pejë tash e tutje do të mbajë emrin e ish-artistit Gjikla.
Drejtoresha për Rini, Kulturë dhe Sport në Komunën e Pejës, Xhenet Syka-Kelmendi, theksoi se nga sot Qendra Rinore do të mbajë emrin e Arlind Gjikollit – Gjikla.
Ajo u shpreh se emërtimi i kësaj qendre emrin e artistit pejan është një mirënjohje për kontributin e artistit në zhvillimin e kulturës dhe artit, veçanërisht në periudhën pasluftë.
“Të gjithë ju që keni pasur mundësinë ta njihni dhe bashkëpunoni me Arlind Gjikollin, më lejoni t’ju përshëndes në emër të kryetarit të Komunës, Gazmend Muhaxheri. Ky është një vendim i miratuar nga ekzekutivi komunal dhe struktura të tjera civile, që sot, në dyvjetorin e largimit të tij nga kjo botë, Qendra Rinore e Pejës do të mbajë emrin e djalit të Pejës, Arlind Gjikolli – Gjikla,” tha Kelmendi, duke theksuar se ky vendim është një simbol nderimi dhe vazhdimësie të veprës së tij.
Në nderim të artistit, ajo sqaroi se emri i Gjiklës do të jetë i pranishëm edhe në çdo aspekt të funksionimit të Qendrës Rinore.
Ajo tha se në muret e qendrës do të jenë të shkruara batutat e tij të njohura. Ndërsa këngët e tij do të vazhdojnë të dëgjohen në çdo hapësirë të qendrës, duke e bërë këtë vend një burim inspirimi dhe kreativiteti për brezat e rinj.
Njëri nga shokët më të afërt të Gjiklës, Nol Carrabregu, i cili ishte gjithashtu ideatori i këtij projekti, shprehu mirënjohjen për artistin dhe kontributin e tij të madh në art.
“Besoj se është një mundësi e shkëlqyer që të gjithë ne. Sot po bëjmë diçka për të nderuar emrin e Gjiklës dhe jam i lumtur që na është dhënë mundësia të realizojmë këtë,” tha Carrabregu, duke shtuar se sigurisht Gjikla do të ishte i lumtur të shihte këtë mjedis të mbushur me energji dhe kreativitet.
Bashkëshortja e Arlindit, Vjosa Loci-Gjikolli, falënderoi të pranishmit dhe iu bëri thirrje të rinjve që të shfrytëzojnë mundësitë që ofron Qendra Rinore.
“Faleminderit krejt juve që e kujtoni, jo veç sot, por për çdo ditë Arlindin, në mënyrën e juaj. Uroj që kjo derë të hapet gjithmonë për të rinjtë e qytetit, ashtu qysh ka pasur qejf Arlindi. Gjeneratat e Lirikut edhe të Yllit ta shfrytëzojnë gjithmonë këtë derë e mos t’i bjerë pluhuri këtij objekti. Besoj që të gjithë ju sot jeni më shumë krenarë, sea të mërzitur”, tha ajo.
Liriku, djali i Arlind Gjikollit, shprehu emocionet e tij për këtë nderim dhe theksoi rëndësinë e veprës së babait të tij.
“Kjo ditë na bënë që të ndihemi shumë të lumtur edhe krenarë, neve familjes, por sidomos edhe krejt qytetin e Pejës. Për shkak që krejt e dinë që veprat e Arlindit – Gjiklës, kanë pasur kontribut shumë të madh, sidomos në kohën e pasluftës, kur rinia nuk ka ditë shumë çka po bëhet. Tekstet e Babit kanë qenë shumë frymëzuese. Shpresoj që te Qendra Rinore, rinia të marrë shembull prej veprave të tij dhe me vazhdu në të ardhmen me fjalët që i ka lënë ai”, tha Liriku duke shtuar se ai vetë ka nisur të ndjekë hapat e babait të tij dhe se do të vazhdojë gjithmonë me krenari. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova