LAJMI I FUNDIT:

Taksi fluturuese, ‘Blackbird’ mund të rrotullohet dhe të lëvizë në çdo drejtim falë një sistemi shtytës futurist

Taksi fluturuese, ‘Blackbird’ mund të rrotullohet dhe të lëvizë në çdo drejtim falë një sistemi shtytës futurist

Ata që u rritën në vitet e 60-ta mund të kujtojnë filmin vizatimor klasik të Hanna-Barbera, ‘The Jetsons’, që përshkruan një të ardhme të afërt ku veturat fluturuese enden në qiell.

Ndërsa kjo mund të tingëllojë si një fantazi e pastër, ekspertët në Austri thonë se automjeti i tyre i ri do të ngritet në ajër brenda vetëm disa muajsh – duke paralajmëruar një moment historik të ri në transportin e pasagjerëve.

CycloTech, një firmë aviacioni me bazë në Linz, ka zbuluar Blackbird, një taksi fluturuese që përdor një sistem shtytës futuristik tërësisht elektrik të frymëzuar nga varkat.


Blackbird ka ‘manovrueshmëri 360 gradë’ falë një sistemi të rotorëve që rrotullohen si helika klasike ‘Voith Schneider’ në një anije, transmeton Telegrafi.

Me përmasa 4.9 metra të gjatë dhe me një peshë maksimale ngritjeje prej 340 kilogramë, aeroplani transporton dy persona në ajër me shpejtësi deri në 120 kilometra në orë.

Ndërsa ende në zhvillim, Blackbird pritet të përfundojë në fund të këtij muaji, ndërsa fluturimi i parë i një prototipi në shkallë të plotë është planifikuar deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm.

Më vonë këtë dekadë, njerëzit mund të shijojnë një udhëtim të stilit Uber në Blackbird dhe të transportohen në distanca shumë më shpejt se veturat tradicionale në tokë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Teknologji
Siri merr një zë të ri në iOS 15.4 beta, një zë i regjistruar nga një anëtar i komunitetit LGBTQ+

Siri merr një zë të ri në iOS 15.4 beta, një zë i regjistruar nga një anëtar i komunitetit LGBTQ+

Sam Altman: OpenAI ka qenë në

Sam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur

Teknologji
Bëhuni gati për të ardhmen; Çfarë vjen si risi me gjeneratën e re të Samsung Galaxy S25

Bëhuni gati për të ardhmen; Çfarë vjen si risi me gjeneratën e re të Samsung Galaxy S25

Teknologji
Luftë titanësh: Kush çfarë tha në përplasjen Musk, Altman dhe Nadella pasi Trump njoftoi projektin 500 miliardë dollarësh për 'Al'

Luftë titanësh: Kush çfarë tha në përplasjen Musk, Altman dhe Nadella pasi Trump njoftoi projektin 500 miliardë dollarësh për 'Al'

Teknologji
Kalo në kategori