LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Bujqësisë: Të gjithë krerët e shtetit ishin të ftuar në Darkën e Lamës, synimi ishte kremtimi i vitit të begatë për Kosovën

Ministria e Bujqësisë: Të gjithë krerët e shtetit ishin të ftuar në Darkën e Lamës, synimi ishte kremtimi i vitit të begatë për Kosovën

Darka e Lamës e cila u organizua mbrëmë nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka nxitur reagime, kjo për shkak se aty nuk u pa presidentja Vjosa Osmani.

Nga Presidenca e Kosovës në një përgjigje për Telegrafin lidhur me mospjesëmarrjen e presidentes Osmani në këtë ngjarje, u shprehen se këtë vit presidentja këtë darkë e ka organizuar në SOS Fshatin e Fëmijëve në Kosovë.

“Darka e Lamës, e iniciuar nga Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova është traditë të cilën Presidentja Osmani e ka vazhduar çdo vit, përfshirë sivjet më 26 tetor 2024. Çdo vit nderohen grupe të ndryshme, ndaj përgjatë kësaj pjese të mandatit të Presidentes Osmani, kjo darkë është shtruar për: trupin diplomatik, Policinë e Kosovës në kampin “Enver Zymberi”, banorët e Shtëpisë së të Moshuarve dhe më 26 tetor të këtij viti, me fëmijët dhe të rinjtë e fshatit SOS”, ka këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.


E nga ministria e Faton Pecit për Telegrafin kanë thënë se të ftuar në këtë ngjarje kanë qenë të gjithë krerët e shtetit, deputetët e ministrat.

Pse Osmani nuk mori pjesë në Darkën e Lamës të organizuar nga Peci – flasin nga Presidenca
Lexo po ashtu Pse Osmani nuk mori pjesë në Darkën e Lamës të organizuar nga Peci – flasin nga Presidenca

“Të nderuar, ne kemi ftuar të gjithë krerët e shtetit, deputetët e ministrat siç parasheh edhe protokolli për evente të tilla. Është çështje e agjendës së gjithsecilit se sa e kanë pasur të mundshme pjesëmarrjen”, thuhet në përgjigjen e MBPZHR-së.

Tutje nga kjo ministri shprehen se janë të vetëdijshëm që Darka e Lamës është organizuar këtë vit nën patronatin e presidentes Vjosa Osmani.

“Jemi të vetëdijshëm që Darka e Lamës ka qenë e organizuar në këtë vit si çdo vit tjetër, nën patronatin e Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, mirëpo ideja e Ministrit Peci ka qenë që në vitin më të begatë të Kosovës në bujqësi, këtë ta organizojë edhe MBPZHR, si një nismë nacionale që kjo e kremtë të shënohet nga çdo institucion qoftë qendror ose lokal, si dhe në çdo shtëpi të qytetarëve me sofrat e mbushura me prodhimet tona vendore”, thuhet mes tjerash në përgjigjen e tyre.

Pjesëmarrës në darkën e Ministrit të Bujqësisë ishin kryeministri Albin Kurti, zyrtarë të ministrive, ambasadorë e përfaqësues të korporatave bujqësore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme
Kalo në kategori