LAJMI I FUNDIT:

Kurti krenohet me katër vjet qeverisje dhe arritjet ekonomike

Kurti krenohet me katër vjet qeverisje dhe arritjet ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e thirrur nga AAK-ja, ka thënë se është krenar për katër vjetët e qeverisjes së tij.

“Qëndroj sot para jush me krenari dhe vetëbesim mbi këtë 4 vjeqar të qeverisjes tonë që ka qenë me përplot të arritura dhe me më shumë sfida se që jemi mësuar. Histori ndryshimesh që prekin jetën e të gjithë qytetarëve dhe secilës kategori shoqërore”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri u shpreh se në këto katër vite të qeverisjes ekonomia ka shënuar rritjen më të madhe dhe njëkohësisht soldie.


“Kemi pasur rritje ekonomike mesatarisht 6.36% të bruto produktit vendor. E kemi ulur edhe borxhin publik, në vetëm 17% apo për qerekun më të vogël që e kemi gjetur. Papunësia ka rënë nga 25.8% në 10.7%, sfidë që na ngelet në këtë aspekt është aktivizimi më i madh i grave.

Ne e dimë që nuk mjafton vetëm të krijosh vende pune, por është e domosdoshme që sektori privat që është bartësi kryesor i punësimit të ketë rritje të aktivitetit dhe ta ri investojnë fitimin” , ka thënë Kurti.

Sipas tij nga  qarkullimi është rrit nga 12 miliardë në 22 miliardë euro.

“Kemi bërë mbështetje direkte në punësimin e 12 mijë grave, pakën minimale e kemi tash 350 euro ndërkohë që e kemi gjetur 130 dhe 170 euro. Ka pasur diskriminim sipas moshës, ata që janë nën 35 vjeç e kanë pas pagën minimale 130 kurse ata mbi 35 e kanë pasur 170 euro, e tash të gjithë e kanë 350.

Shpenzimet kapitale në vitin 2023 kanë qenë më të lartat në historinë e Kosovës së pavarur 561 milionë euro. Gjatë nëntë muaj të këtij viti kemi rritje prej 23% të shpenzimeve kapitale krahasuar me vitin paraprak”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri u shpreh se 14 mijë të rinj mes moshës 18-29 vjeç janë punësuar në mes platformës Superpuna dhe 51% janë vajza e gra e 49% djem.

Ai ka folur edhe për mbylljen e strukturave paralele në veri. “Janë mbyllur shërbimet ilegale në komunat veriore, i kemi eliminuar ndikimin e organizatave terroriste, por kjo nuk do të thotë që nuk ka elemente kriminale atje … kemi shtruar rrugë edhe në komunat në veri, gjithnjë ma shume qytetarë serbë po bashkëpunojmë ne institucionet e Kosovës”, është shprehur Kurti.

Ai ka thënë se e di që janë kritikuar që nuk ka njohje të reja, por ka theksuar se nuk e kanë premtuar këtë në fushatë. “Ne kemi premtuar punësim e drejtësi”, është shprehur ndër të tjera Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Lajme
​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori