LAJMI I FUNDIT:

Haki Abazi zyrtarizon edhe në Kuvend kalimin në AAK, pozicionohet në ulësen e deputetëve të kësaj partie

Haki Abazi zyrtarizon edhe në Kuvend kalimin në AAK, pozicionohet në ulësen e deputetëve të kësaj partie

Pasi deputeti i larguar nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Haki Abazi, zyrtarizoi një ditë më parë anëtarësimin e tij në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ai sot është pozicionuar në ulësen e deputetëve të kësaj partie në Kuvendin e Kosovës.

Kjo vjen pas njoftimit të tij për kandidimin në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, si përfaqësues i kësaj partie.

Abazi, i cili kishte konfirmuar anëtarësimin e tij në AAK përmes një konference për media, shoqëruar nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se është e nevojshme një qeverisje me një vizion dhe plan të qartë për të realizuar objektivat prioritare të Kosovës.


Ai theksoi se një prej qëllimeve kryesore është “Integrimi i Kosovës në NATO”, një hap që Abazi e konsideron si një nga qëllimet më të rëndësishme për ardhmërinë e vendit.

Abazi i bashkohet AAK-së: Idenë e Skënderbeut për ta mbrojtur Kosovën e gjeta vetëm këtu
Lexo po ashtu Abazi i bashkohet AAK-së: Idenë e Skënderbeut për ta mbrojtur Kosovën e gjeta vetëm këtu

Ndërkohë, sot pritet të mbahet seanca plenare në Kuvendin e Kosovës, ku njëra nga pikat kryesore të rendit të ditës do të jetë projektrezoluta për katër vjet qeverisje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Kalo në kategori