LAJMI I FUNDIT:

Barcelona ankohet për ndarje të drejtësisë – pretendojnë se iu ‘vodhën’ dy penallti ndaj Las Palmas

Barcelona ankohet për ndarje të drejtësisë – pretendojnë se iu ‘vodhën’ dy penallti ndaj Las Palmas

Barcelona ka mbetur pa fitore për të tretën ndeshje radhazi në La Liga pasi u mposhtën me rezultat 2-1 nga Las Palmasi pasditen e së shtunës.

Të besuarit e Hasni Flick treguan një formë të dobët, ani pse ata besojnë se do të duhet të kishin fituar të paktën një penallti gjatë 90 minutave të luajtura në ‘Estadi Olimipc’.

Ankesa e tyre e parë ka të bëjë me një rast në minutën e 85-të kur Pau Cubarsi duket se bie në tokë pas kontaktit me Mika Marmol, ani pse as gjyqtari në fushë as ai i VAR-it nuk vendosën që kishte mjaftueshëm kontakt për ta dhënë si penallti, raporton Mundo Deportivo.


Incidenti i dytë erdhi në minutat shtesë të pjesës së dytë kur Pau Victor u përpoq që ta arrinte një harkim që ishte dhënë brenda zonës.

Pasi u tërhoq për fanelle në ato momente, Victor ra në tokë dhe menjëherë protestoi në drejtim të gjyqtarit për penallti, por rezultati ishte i njëjti si në rastin e parë – nuk pati kontakt të mjaftueshëm për ta cilësuar si ndërhyrje të palejueshme.

Ky dështim i blaugranasve i ka hapur rrugë rivalit të tyre Real Madridit që në rast se fitojnë nesër (e diel) ndaj Getafes dhe ndeshjen më pak ndaj Valencias, të ‘rrëmbejnë’ kreun e tabelës.

Momentalisht, ekipi i Hansi Flick qëndron si lider në tabelën e klasifikimit me 34 pikë, katër më shumë se Real Madridi që ka 30 sosh, por siç u tha me dy ndeshje më pak./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Serie A
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Ndërkombëtare
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Premier League
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Serie A
Kalo në kategori