LAJMI I FUNDIT:

Ndarja nga jeta e profesor Repishtit, Osmani: Ishte një patriot e prijetar me vizion

Ndarja nga jeta e profesor Repishtit, Osmani: Ishte një patriot e prijetar me vizion
Presidentja e Kosovëse, Vjosa Osmani, ka thënë se me dhimbje të thellë pranoi lajmin për ndarjen nga jeta të profesor Sami Repishtit, patriotit të madh, zërit të shquar për drejtësi, liri e pavarësi të Kosovës.
Osmani ka thënë se vepra e profesor Sami Repishtit është dëshmi e guximit dhe e përkushtimit – duke qëndruar në ballë të luftës për të drejtat e njeriut dhe luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Dëshmia e tij në institucionet amerikane, shkrimet e tij për historinë e Kosovës dhe dashuria e tij e thellë për popullin tonë do të mbeten të paharrueshme. Ai ishte një patriot e prijetar me vizion, përpjekjet e të cilit ndihmuan në formësimin e rrugës drejt pavarësisë sonë”, ka shkruar Osmani, transmeton Telegrafi.
“Mirënjohje e përjetshme për një jetë kushtuar çështjes shqiptare! U prehtë në paqe profesor Repishti. Trashëgimia e tij do të jetojë për sa të jetë kombi jonë!”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Drejtësi

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Lajme
Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Lajme
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme

"Politika për barazi, jo paga për riprodhim", aksion simbolik me tym të kuq para Kuvendit të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori