Kryeministri suedez, Ulf Kristersson, ka deklaruar se deti Baltik është tani një zonë “me rrezik të lartë” pasi ai takoi liderët nordikë dhe baltikë disa ditë pas një sulmi të dyshuar sabotazhi në kabllot nënujore.
Megjithatë, kryeministri suedez nuk pranoi të spekulojë se kush mund të ketë qenë përgjegjës për shkëputjen e dy kabllove të telekomunikacionit me fibra optike në Balltik javën e kaluar.
Duke folur nga samiti në Harpsund, Kristersson tha: “Ne jemi të vetëdijshëm se ekziston një rrezik i lartë për lloje të ndryshme aktivitetesh në detin Baltik që janë të rrezikshme”.
Ai shtoi: “Tani jemi të kujdesshëm që të mos akuzojmë askënd për asgjë. Ne nuk e dimë se ky është sabotim. Por ne po e hetojmë këtë çështje me shumë kujdes”.
Në fillim të këtij muaji, përpara sulmit të dyshuar në kabllot nënujore midis Suedisë dhe Lituanisë dhe Finlandës e Gjermanisë, qeveria e Kristersson vuri veton ndaj planeve për 13 ferma me erë në det të hapur në Baltik, duke përmendur rreziqet e papranueshme të sigurisë, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
Por, kryeministri tha se masa nuk ishte e lidhur me ndonjë njohuri paraprake të një sulmi të mundshëm.
Bëhet e ditur se si një anëtare e re e NATO-s, Kristersson tha se Suedia ishte “më e sigurt” brenda aleancës sesa më parë.
Ndryshe, kryeministrave të Suedisë, Danimarkës, Norvegjisë, Finlandës dhe Estonisë iu bashkua gjithashtu në samit nga kryeministri polak, Donald Tusk, i cili shpresonte të fitonte mbështetje për nismën e tij të “policisë së marinës”, e cila do të shihte patrulla të përbashkëta ushtarake nga vendet përreth Balltikut për të kundërshtuar kërcënimin e Rusisë.
Vendet ranë dakord të rrisin mbështetjen e tyre për Ukrainën në drejtim të municioneve dhe mbrojtjes.
Në një rezolutë, ata shkruan: “Lufta e paligjshme e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe përdorimi i shtuar i masave hibride kanë dëmtuar paqen dhe stabilitetin në zonën euro-atlantike dhe kanë dëmtuar seriozisht sigurinë globale”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet
Senati konfirmon Pete Hegseth si Sekretarin e ri të Mbrojtjes, pavarësisht akuzave për sulme seksuale
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova