Ka përfundua pas tri orësh protesta e opozitës, tani është kthyer në normalitete qarkullimi i automjeteve në Tiranë.
Demokratët ashtu si në protestën e 29 tetorit po vijojnë me të njëjtën strategji të mosbindjes civile, me bllokim rrugësh, bllokim aksesh apo nyjesh kryesore të qarkullimit në kryeqytet.
Shumë prej qytetarëve që kanë qenë duke lëvizur me mjetet e tyre kanë ngelur të bllokuar prej më shumë se një ore tashmë.
Protesta e opozitës nisi me tensione që në minutat e para, pasi policia kundërshtonte bllokimin e akseve në kryeqytet. Deputetët e opozitës nga ana tjetër kundërshtuan efektivët dhe u përplasën fizikisht me ta.
Deri më tani ka disa të shoqëruar nga policia, ndërsa një person është lënduar nga uji me presion.
Noka përplaset me zv/drejtorin e Policisë: Unë do të shtyp personalisht
Pasi e akuzoi se ka nxjerrë në pritë Gjergj Mehmetin në vitin 1997 për ta vrarë bandit, Flamur Noka u përball me zv/Drejtorin e Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga te kryqëzimi i rrugës së Elbasanit, ku Sekretari i Përgjithshëm i PD printe grupin e protestuesve që bllokuan qarkullimin.
Në një video të siguruar nga A2 CNN, dëgjohet Noka që i thotë Bizhgës se ai i shërben bandave të krimit, ndërsa ky i fundit ia ktheu duke thënë se për 34 vite i ka shërbyer vetëm shtetit shqiptar, pavarësisht se cila parti ka qenë në pushtet.
DEBATI
Noka: Unë ty personalisht do të të shtyp në çdo aspekt!
Bizhga: Dëgjo! Unë i kam shërbyer 34 vite këtij shteti, majtas dhe djathtas. Unë jam në punë vet.
Noka: Ti i shërben bandave dhe jo pushtetit. Ti i shërben krimit. Ti nuk ke lidhje me fytyrën e këtyre policave. Ti je pasqyrë e një krimi. Ti je pasqyrë e horrave, s’je polic ti.
(Protestues në distancë: Si e përdor dhunën mor burrë. A je familjarë, a ke kalamaj, si e përdor dhunën ti)
Bizhga: E ke gabim ti!
(Protestuesi në distancë: Legen. Je duke dalë në pension dhe përdor dhunën. Si mor përdor dhunën? A ke nën, a ke babë, a ke kalamaj ti, a ke motër mor…)
Protestuesit dhe deputetët e PD-së nisen drejt Bashkisë së Tiranës
Protesta e radhës kombëtare e PD dhe opozitës është shoqëruar me përplasje të shumta mes tyre dhe policisë.
Me qindra automjete kanë mbetur të bllokuara për minuta të tëra në zonën e Zogut të Zi, Pallatit me Shigjeta, sheshi Uillson, rruga e Elbasanit dhe në qendër pranë bashkisë për shkak të bllokimi të këtyre akseve nga ana e protestuesve të opozitës.
Rreth 2 orë pas nisjes së kësaj proteste, një pjesë e protestuesve dhe deputetëve të opozitës janë drejtuar për te bashkia e Tiranës për t’u bashkuar me pjesën tjetër të protestuesve të grumbulluar në atë zonë që nga nisja e protestës rreth orës 17:00.
Protesta në Tiranë: Hidhet gazlotsjellës, Tedi Blushi hipën mbi autobot
Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka hipur mbi autobot, me qëllim që ta bllokojë atë.
Protesta e opozitës nisi me tensione që në minutat e para, pasi policia kundërshtonte bllokimin e akseve në kryeqytet.
Deputetët e opozitës nga ana tjetër kundërshtuan efektivët dhe u përplasën fizikisht me ta.
Deri më tani ka disa të shoqëruar nga policia, ndërsa një person është lënduar nga uji me presion.
Hidhet gazlotsjellës dhe ndërhyn autoboti për të hapur kalimin te Sheshi Wilson
Tirana është paralizuar që prej orës 17:00 këtë të martë prej protestës së opozitës.
Demokratët ashtu si në protestën e 29 tetorit po vijojnë me të njëjtën strategji të mosbindjes civile, me bllokim rrugësh, bllokim aksesh apo nyjesh kryesore të qarkullimit në kryeqytet.
Deputetët janë ndarë në disa grupe në pikat kyçe të Tiranës, si Bashkia, Rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, “Rruga e Elbasanit”, “Sheshi Uillson” dhe “Pallati me Shigjeta”.
Shumë prej qytetarëve që kanë qenë duke lëvizur me mjetet e tyre kanë ngelur të bllokuar prej më shumë se një ore tashmë.
Policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që kishin bllokuar rrethrrotullimin e Sheshit Wilson në qendër të Tiranës.
Hedhja e gazit ka bërë që deputetët e opozitës, të cilët ishin afër, të largohen me shpejtësi, ndërkohë që autoboti me ujë avancoi i shoqëruar nga efektivë të shumtë të policisë, të cilët tentonin të hapnin rrugën.
Pas pozicionimit në një vend të përshtatshëm përballë protestuesve, autoboti nisi shpërndarjen e ujit me presion për të përçarë bllokadën e protestuesve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025