LAJMI I FUNDIT:

Jotova: Bullgaria nuk i vendos kushte shtesë Maqedonisë, por dëshiron që Shkupi të respektojë marrëveshjet evropiane

Jotova: Bullgaria nuk i vendos kushte shtesë Maqedonisë, por dëshiron që Shkupi të respektojë marrëveshjet evropiane

Nënpresidentja bullgare Iliana Jotova thotë se Bullgaria nuk vendos kushte shtesë ndaj Maqedonisë së Veriut, por duhet vetëm të respektohen marrëveshjet e nënshkruara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bullgaria asnjëherë nuk ka devijuar nga korniza e dakorduar dhe nuk ka vendosur kushte shtesë për fillimin e negociatave për anëtarësim evropian me Republikën e Maqedonisë së Veriut, por dëshiron që Shkupi të respektojë marrëveshjet evropiane. Këto nuk janë kërkesa bullgare, por kritere evropiane për anëtarësim, kryesorja e të cilave është mbrojtja e të drejtave të njeriut”, tha Jotova para përfaqësuesit special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saratsin, me të cilin pati një takim në Sofje.

Në bisedë u theksua roli udhëheqës i Bullgarisë në procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas mediave bullgare, Jotova theksoi se në vitin 2018, gjatë presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, Bullgaria arriti të rikthejë në agjendën evropiane temën e së ardhmes evropiane të Ballkanit Perëndimor.


Ajo identifikoi deklaratën e miratuar në Sofje nga samiti BE-Ballkani Perëndimor si një dokument kyç.

Lidhur me rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, Jotova theksoi konsensusin e vendosur të qëndrimit bullgar për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë.

“Ne presim që Shkupi të përmbushë marrëveshjet e nënshkruara në vitin 2022. Propozimi francez u miratua nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, por edhe nga Maqedonia”, tha Jotova./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishaj

Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishaj

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Lajme
E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

Drejtësi
Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Drejtësi
Kalo në kategori