Udhëheqësi i Listës Ideal, Nuredin Lushtaku i është bashkuar zyrtarisht koalicionit parazgjedhor të AAK-së, NISMA-s, Listës Konservatore dhe Forumit Intelektual E-30. Në konferencë për media u tha se Lushtaku ka qenë luftëtar i hershëm i UÇK-së por edhe deputet i Kuvendit të Kosovës.
Kandidati për kryeministër nga radhët e këtij koalicioni, Ramush Haradinaj pas zyrtarizmit të këtij koalicioni tha se në përpjekjet për liri kanë qenë bashkë me Lushtakun.
“E konfirmojmë që koalicionit tonë, pra të Aleancës, të Nismës, Konservator Intelektualëve, i është bashkuar Lista Ideali, e udhëhequr nga gjeneral Nuredin Lushtaku. Një shqiptar i zoti, patriot, një luftëtar i hershëm i UÇK-së, ka mbajtur edhe funksione publike, komandant i gardës në Ushtrinë e Kosovës, ka qenë edhe deputet në një periudhë të caktuar. Njihemi me gjeneralin Nuredin Lushtaku herët, por politikisht nuk kemi bashkë luftuar në kuptimin e jetës politike të tashme por në përpjekjet për çlirim e liri kemi qenë bashkë”, tha ai.
Edhe kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se Lushtaku “ashtu siç ka qenë në luftë pranë ushtarëve, ka vazhduar të jetë krahë qytetarëve të Skenderajt”.
“Është një ditë e rëndësishme për koalicionin, për neve sot. Gjeneral mirëserdhe edhe formalisht dhe besoj që krejt ato që kemi pasur t’i themi i kam thënë në konventë. Ne besojmë shumë në bashkimin e këtyre forcave, të cilat do të bëjnë ndryshimin. Gjeneral Nuredin Lushtaku, siç e tha edhe kryeministri, një njeri i orëve të para, bashkëluftëtar i komandantit legjendar, Adem Jashari, i të gjitha proceseve dhe ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur në Skenderaj e Kosovë, pastaj në luftën çlirimtare”, u shpreh Limaj.
Udhëheqësi i Listës Ideal, Nuredin Lushtaku theksoi se Kosovën duhet ta udhëheqin njerëzit që kanë dhënë për Kosovën.
“Unë sot e ndjejë vetën shumë mirë që jam në mesin e këtyre dy burrave që kanë kontribuar për vendin qysh prej formimit të UÇK-së e deri në ditët e sotme nuk e kanë ndaluar kontributin asnjëherë, që të kontribuojnë për shtetin e Kosovës. Edhe besoj që do të kalojmë shumë mirë me një bashkëpunim shumë të sinqertë qysh njihemi herët edhe e dimë vlerën e njëri-tjetrit, i dimë hjekat që janë bërë për vendin, gjaku që është derdhur për këtë vend. Dhe mendoj që Kosovës i ka ardhur koha që duhet me u udhëheq njerëzit që kanë dhënë për vendin, e jo njerëzit që kanë gjetur të gatshëm çdo gjë dhe mundohen sot që të shfrytëzojnë njerëzinë dhe shtetin dhe të gjitha”, përfundoi Lushtaku. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Abdixhiku dhe Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë
Bojkotimi i marketeve, Qeveria e RMV-së do të kërkojë zgjidhje përmes dialogut me tregtarët
Të martën përfundon afati për akreditimin e mediave për zgjedhjet e 9 shkurtit
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos