LAJMI I FUNDIT:

Siljanovska: Ndryshimet Kushtetuese nuk janë pjesë e Marrëveshjes me Bullgarinë

Siljanovska: Ndryshimet Kushtetuese nuk janë pjesë e Marrëveshjes me Bullgarinë

Maqedonia po merr mbështetje të fuqishme ndërkombëtare për pozitën e saj në kontestin me Bullgarinë, deklaroi Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova në brifingun e sotëm me mediat.

Sipas saj, vendi qartë I ka prezantuar argumentet e takimeve dypalëshe dhe shumëpalëshe, si dhe para përfaqësuesve të BE-së.

Si shembuj të mbështetjes, Presidentja veçoi “Grupin e Vishegradit” dhe Belgjikën.


“Ju keni bërë mjaft, tani është radha jonë” – kanë qenë mesazhet.

Presidentja Siljanovska është shprehur në mënyrë kategorike se ndryshimet kushtetuese nuk janë pjesë e Marrëveshjes me Bullgarinë, duke potencuar se kërkesa të tilla paraqesin implikime në punët e brendshme të Maqedonisë.

“Vetëm monarku absolut mund të premtojë ndryshime kushtetuese. Maqedonia është demokraci parlamentare dhe një gjë e tillë është e pamundshme pa një konsensus të gjerë politik dhe publik” – ka theksuar Presidentja Siljanovska.

Ajo ka dënuar presionet eventuale ndaj deputetëve, duke I krahasuar me zhvillimet rreth Marrëveshjes së Prespës.

Lidhur me takimin me Presidentin bullgar Rumen Radev në Baku, Siljanovska deklaratën e tij e vlerësoi si për “përdorim të brendshëm”. Sipas saj, biseda është zhvilluar në kahje tjetër, kurse Radevi nuk ka reaguar në vërejtjet e saj se ndryshimet kushtetuese nuk parashihen me marrëveshjen.

Presidentja ka konfirmuar se është dakorduar vizita zyrtare e Radevit në RMV, me detaje që për momentin po harmonizohen.

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori