Sot shënohet 10-vjetori i vdekjes së Riza Llukës. Veprimtarit të njohur të çështjes kombëtare, humanistit dhe patriotit të shquar, njeriut që një jetë ia kushtoi atdheut e kombit.
Me 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve do të ndryshohej Kushtetuta e vitit 1974 me çka suprimohej autonomia e Kosovës në federatën Jugosllave, duke e lënë atë si pjesë përbërëse të Serbisë.
Njëri prej delegatëve të Kosovës ishte Riza Lluka, një përfaqësues i denjë i popullit.
Atë ditë ishin të pranishëm edhe shumë njerëz të tjerë, përveç delegatëve, të cilët tregonin qartë për vendimet antishqiptare që do merreshin atë ditë.
Nga foltorja e Kuvendit, Riza Lluka kërkoi që të ndalohet votimi i këtyre “mysafirëve”, e që të merret parasysh vetëm vullneti i delegatëve, por fatkeqësisht kjo nuk u arrit.
Rëndësia e kësaj seance u kuptua edhe nga prania e gjithë atyre gazetarëve nga vende të ndryshme të botës të cilët kishin raportuar edhe për fjalimin e Riza Llukës në foltore, e cila më pas pati jehonë të madhe.
Imazhi i deputetit Lluka duke ngritur gishtat kundër ndryshimeve, simbolizon rezistencën dhe përfaqësimin e vullnetit të shqiptarëve shumicë të Kosovës.
Kjo shihet edhe në xhirimet e publikuara nga mediat ndërkombëtare.
Riza Lluka do mbahet mend edhe si misionar në pajtimin e gjaqeve në SHBA, në krye me Anton Çetën gjatë viteve të nëntëdhjeta.
Ishte njohës i mirë i kulturës dhe historisë, andaj edhe bëri përpjekje të njëpasnjëshme për zbardhjen dhe ruajtjen e fakteve dhe dëshmive historike.
Ai ishte deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në kuadër të institucioneve paralele, por atëherë si anëtar i Partisë Parlamentare përgjatë viteve 1992-1998.
Riza Lluka i kushtonte kujdes të veçantë arsimit, studentëve, stimulimin të tyre përmes angazhimit të strukturave të qeverisë dhe aktivizimit të gjitha resurseve vendore e ndërkombëtare që të gjenden mjetet për plotësimin e këtyre nevojave.
Pas luftës sikurse i gjithë vendi, edhe qyteti i Pejës ishte shkatërruar.
Çdo lagje kishte shtëpi e dyqane të djegura.
Edhe këtu Riza Llukën e gjejmë të angazhuar në rimëkëmbjen e qytetit të tij të lindjes.
Pas kësaj periudhe punoi si këshilltar i lartë profesional në Korporatën Dukagjini, ku më pas themeloi dhe udhëhoqi radion dhe televizionin Dukagjini.
Humanizimi i tij vërehej në çdo hap që bënte. Këtë e dëshmoi edhe në momentin më të duhur, atëherë kur në Pejë u hap kuzhina humanitare nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”.
Hapja e shkollës së vetme të baletit në Pejë është një tjetër meritë e Riza Llukës.
Pra, ai kishte vizion dhe çdo gjë të mirë që donte, donte ta kishte edhe qyteti i tij i lindjes, Peja.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prizren përfundoi arsimimin në drejtimin e arkitekturës dhe ishte njëri ndër të parët të kualifikuar të kësaj fushe.
U punësua në një ndërmarrje ndërtimore, një ndërmarrje e njohur e kohës brenda dhe jashtë vendit.
Aty tregoi gjithë profesionalizimin e tij duke qenë ideator i shumë projekteve të mëdha.
Më 25 nëntor 2014, pas një beteje, me një sëmundje të rëndë Riza Lluka ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare dhe deri në ditët e fundit të jetësishte në krye të RTV Dukagjinit në detyrën e drejtorit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Donika Gërvalla voton në Gjermani
Krasniqi falënderon presidentin e Internacionales Liberale për mbështetjen ndaj PDK-së
Kandidati i AAK-së, Ilir Tasholli: Ju ftoj që masovikisht të dilni në zgjedhje, të votoni Koalicionin për Kosovën Fituese me nr 137 dhe numrin tim 45
Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet në Kosovë në një intervistë për “El Mundo”, komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij
MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar
QMK: Në 24 orët e fundit kemi pranuar 2028 thirrje nga qytetarët, alarmuan dhe për vendosjen e bombave në shkolla
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti