LAJMI I FUNDIT:

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë pezullon grantet për këshilltarin e ministrit Faton Peci dhe vëllain e deputetes Fitore Pacolli

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë pezullon grantet për këshilltarin e ministrit Faton Peci dhe vëllain e deputetes Fitore Pacolli

Ministria e Bujqësisë ka anuluar përkohësisht grantet e akorduara për vëllanë e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, dhe këshilltarit të ministrit Faton Peci, Naim Huruglica pas dyshimeve për konflikt interesi.

Në një përgjigje për Telegrafin, Ministria bëri të ditur se pezullimi është ndërmarrë si masë paraprake, duke theksuar se vlerësimi i granteve dhe subvencioneve është ekskluzivitet i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), pa ndërhyrje nga ministri apo stafi i tij.

“Ministri dhe stafi i tij, nuk kanë qasje në këtë proces. Që nga aplikimi në formë elektronike në web faqen e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë e deri tek përfundimi i kontrollit administrativ dhe shpalljes së përfituesve, ekziston Trupa Vlerësuese/Miratuese e cila ka për detyrë që të sigurohet nëse projektet janë të hartuara në bazë të kritereve dhe dokumenteve të përcaktuara me program dhe udhëzim”, theksoi Ministria e Bujqësisë për Telegrafin.


Peci reagon ndaj akuzave për subvencione në bujqësi: Nuk kam ushtruar asnjë ndikim, procesi i bazuar në meritokraci
Lexo po ashtu Peci reagon ndaj akuzave për subvencione në bujqësi: Nuk kam ushtruar asnjë ndikim, procesi i bazuar në meritokraci

Megjithatë, pas raportimeve në media për parregullsi, është kërkuar ndërhyrja e Agjencisë Kundër Korrupsionit për të shqyrtuar pretendimet për konflikt interesi, ndërsa çështja është nën proces të auditimit të brendshëm.

Sipas Ministrisë, vendimi për pezullim mbështetet në dispozitat ligjore dhe nenet e kontratës për financim, të cilat lejojnë pezullimin e përkohshëm të kontratës dhe pagesave në rast të dyshimeve.

Granti prej 100 mijë eurove, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e Pacollit
Lexo po ashtu Granti prej 100 mijë eurove, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e Pacollit

“Kjo çështje është nën juridiksionin e organeve përkatëse dhe vendimi përfundimtar do të përcaktojë vazhdimin ose përfundimin e procedurave,” thuhet në deklaratë.

AZHB ka siguruar se pas përfundimit të hetimeve nga Agjencia Anti-Korrupsion dhe auditimit të brendshëm, do të ndërmerren hapa konform ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi.

“Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, ka pezulluar përkohësisht procedurën administrative, deri në marrjen e vendimit përfundimtar për këtë çështje, nga organet si Agjencia Anti-Korrupsion. Për të njëjtat lëndë është kërkuar auditim i brendshëm”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Bujqësisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori