Një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah është “shumë afër”, ka thënë një burim rajonal për CNN.
Më shumë se 3,000 njerëz janë vrarë në sulmet izraelite që nga rritja e armiqësive në mes të shtatorit, sipas një raporti të CNN, duke nënvizuar urgjencën e një marrëveshjeje armëpushimi.
Dhe burimi rajonal theksoi se ndërsa marrëveshja ishte më afër se kurrë, ajo ende nuk ishte formuar plotësisht.
Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë paralajmëruan se ende nuk u ishte dhënë drita jeshile ndërmjetësuesve.
“Ne po ecim në këtë drejtim, por ka ende disa çështje për t’u trajtuar”, citohet të ketë thënë një zëdhënës i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për CNN.
Ditët e fundit, Hezbollahu ka shqyrtuar një propozim amerikano-izraelit për një pauzë 60-ditore në luftime, që mund të përbëjë bazën e një armëpushimi të qëndrueshëm.
Izraeli nisi një ofensivë të madhe në Liban në mesin e shtatorit, pas disa muajsh të sulmeve kufitare, të cilat filluan kur Hezbollahu sulmoi Izraelin në solidaritet me Hamasin dhe palestinezët në Gaza.
Që atëherë, Izraeli ka nisur një pushtim tokësor, ka vrarë një varg liderësh të Hezbollahut – duke përfshirë një nga themeluesit e tij, Hassan Nasrallah – dhe ka plagosur mijëra njerëz.
I dërguari i SHBA-së, Amos Hochstein ka zhvilluar bisedime këtë javë me zyrtarët rajonalë në përpjekje për të arritur një marrëveshje.
Dhe të dielën, analisti i CNN dhe reporteri i Axios, Barak Ravid citoi një burim të thoshte se Hochstein i kishte thënë ambasadorit izraelit në Uashington të shtunën se nëse Izraeli nuk përgjigjet pozitivisht në ditët në vijim ndaj propozimit të armëpushimit, ai do të tërhiqej nga përpjekjet e ndërmjetësimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos