LAJMI I FUNDIT:

Legjenda angleze ishte përballë Amorimit në ndeshje: Ai u zhgënjye me katër futbollistë

Legjenda angleze ishte përballë Amorimit në ndeshje: Ai u zhgënjye me katër futbollistë

Ndeshja e parë e Ruben Amorim në krye të Manchester United përfundoi në barazim 1-1 kundër Ipswich Town, por ishte e qartë se trajneri i ri nuk ishte aspak i kënaqur me paraqitjen e disa futbollistëve të tij.

Sipas ish-mesfushorit anglez të Man Utd, Owen Hargreaves , i cili ishte në afërsi të Amorimit gjatë lojës, menaxheri portugez ishte me të vërtetë i frustruar me paraqitjet e katër futbollistëve.

Hargreaves zbuloi se zhgënjimi i Amorimit ishte i dukshëm në gjuhën e trupit dhe reagimet e tij gjatë lojës.


“Amorim  ishte shumë i frustruar, nuk do të gënjej. Ai ishte pikërisht përballë meje dhe ishte vërtet i frustruar me shumë gjëra. Mendoj se fillimisht pozicionimi i Dalotit, mendoj se ai ishte pak i frustruar me atë në pjesën e parë”.

“Mendoj se bilanci i mesfushës nuk i pëlqeu shumë dhe kur Zirkzee hyri në lojë, nuk mendoj se ai ishte tepër i kënaqur me pozicionimin e tij dhe Hojlund gjithashtu. Pra, ka shumë gjëra që kërkojnë pak punë”.

“Para ndeshjes, ne pamë të gjitha ato buzëqeshje dhe gjithë atë sharm nga Ruben Amorim, por gjatë lojës ai ishte vërtet i frustruar, mendoj se ai e kuptoi se kjo do të ishte shumë më e vështirë nga sa e parashikonte”.

“Unë nuk mendoj se Rashford e dinte ndonjëherë se ku duhej të ishte kur topi ishte në zona të caktuara dhe Amorim ishte mjaft i frustruar me këtë”, deklaroi ndër të tjera Hargreaves.

Ndeshjen e radhës Amorim do ta drejtojë Unitedin në Ligën e Evropës, me Djajtë e Kuq që para tifozëve të tyre presin Bodo/Glimt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

La Liga
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Ligat tjera
Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

La Liga
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori