Një iniciativë e re, unike, për bashkëpunim mes Hibrid.info, Telegrafi.com dhe Quantix/Shqip.ai është zyrtarizuar përmes një Memorandumi të Mirëkuptimit që synon të adresojë keqinformimin dhe dezinformimin gjatë procesit zgjedhor në Kosovë. Kjo nismë, e cila përfshin ekspertizën e këtyre organizatave, do të luajë një rol kyç në rritjen e transparencës dhe besueshmërisë së informacionit publik.
Përfaqësues të tri organizatave Shkelzen Osmani nga ADS/Hibrid.info, Gentian Lluka nga Telegrafi.com dhe Liridon Drenica nga Quantix, përmes nënshkrimit zyrtar të dokumentit të Memorandumit për Bashkëpunim, u zotuan se do të krijojnë një praktikë, të pa parë më herët, për të çuar në nivel më të lartë luftën kundër keqinformimit.
Tri palët u pajtuan se, zgjedhjet qendrore (9 shkurt 2025) në Kosovë po afrohen dhe, me të, edhe rreziku që të ketë një valë të madhe të keqinformimit.
“Situatën e bën edhe më të komplikuar rritja e sasisë së informatave që vjen nga kanalet digjitale, duke shtuar nevojën që të ketë ndërhyrje shumëdimensionale për të parandaluar dhe luftuar keqinformimin në këtë periudhë, që është vendimtare për demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve për të vendosur se kush do t’i qeverisë për një mandat të ardhshëm”, u tha nga palët bashkëpunuese.
Ideja për krijimin e kësaj aleance lind nga nevoja për të përfshirë ekspertizën e kontrollit të fakteve, të medias dhe teknologjisë informative në një kornizë bashkëpunimi, për të rritur efikasitetin dhe efektshmërinë në luftën kundër formave të çrregullimit informativ gjatë periudhës zgjedhore.
Secila nga palët e përfshira do të sjellë ekspertizën dhe teknologjinë e vet për të siguruar rezultate sa më të sakta. Hibrid.info do të përdorë përvojën e saj në fakt-checking, ndërsa Telegrafi.com do të kontribuojë me shpërndarjen e gjerë të informacionit. Në anën tjetër, Quantix/Shqip.ai do të sigurojë mbështetje teknologjike me algoritme të avancuara për identifikimin e lajmeve të rreme.
Një aspekt unik i kësaj iniciative është fakti se secila organizatë do të prezantojë rezultatet e saj në mënyrë të pavarur. Kjo qasje synon të ruajë autonominë e secilit partner, duke ofruar një analizë të gjerë dhe të detajuar të problematikës së keqinformimit.
Pritet që rezultatet e këtij bashkëpunimi të prezantohen në një konferencë përfundimtare, ku do të diskutohen gjetjet dhe do të parashtrohen rekomandime për përmirësimin e procesit zgjedhor në të ardhmen. Me këtë qasje inovative, ky projekt shënon një hap të rëndësishëm në luftën kundër keqinformimit në Kosovë.
Kjo iniciativë mbështet përpjekjet për krijimin e një mjedisi informativ më të besueshëm dhe më të sigurt për qytetarët, duke siguruar që informacioni të jetë sa më i saktë dhe i verifikuar gjatë një periudhe kritike si ajo zgjedhore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij