LAJMI I FUNDIT:

VLEN: Behixhudin Shehapi dhe BDI për 20 vite e shndërruan Jeni Xhaminë në muze

VLEN: Behixhudin Shehapi dhe BDI për 20 vite e shndërruan Jeni Xhaminë në muze

VLEN ka reaguar pas shndërrimit të Jeni Xhamisë në Manastir në muze të trashëgimisë krishtere dhe islame. Nga VLEN thonë se ankesat e popullit shqiptar për Jeni Xhaminë datojnë që prej dy dekadash, duke akuzuar BDI-në se nuk e ka zgjidhur këtë çështje.

“Që kur populli shqiptar i dërgoi në opozitë, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) nuk i ndal britmat e tyre për të bëmat e veta! Kjo parti, në palcë me bindje enveriste, pa fije turpi tani ka dalë kinse dëshiron t’i mbrojë vlerat fetare të trashëgimisë kulturore. Paradoks në vetvete! Ankesat e popullit shqiptar për Jeni Xhaminë datojnë që prej dy dekadash, pikërisht aq sa BDI ka qenë në pushtet! Megjithatë, duke qenë të zënë me korrupsion, zhvatje dhe mbrojtjen e “Luginës së Ujqve” të partisë së tyre, ata këto zëra i kanë shtypur përmes pushtetit.

“Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve duhet të pyesë kuadrin e saj, Behixhudin Shehapin, se pse në vitin 2011, gjatë periudhës kur ai mbante pozita kyçe në institucionet e kulturës, emri i Jeni Xhamisë u ndryshua në “Kisha Shën Gjorgji”. Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve duhet të pyesë Behixhudin
Shehapin se pse në vitet 2014 dhe 2015 lejuan dhënien e lejeve të dyshimta për konservim dhe nuk morën asnjë masë të vetme për të parandaluar shkeljet ligjore në ndryshimin e karakterit të xhamisë”.


“BDI-ja nuk ka asnjë të drejtë morale të flasë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore apo fetare. Me një mendësi enveriste që ka shtypur çdo zë kritik dhe me veprime titiste për t’u shërbyer interesave të huaja, kjo parti ka shkatërruar gjithçka që shqiptarët kanë ndërtuar me shekuj në Maqedoni”.

“Koalicioni VLEN mbetet i palëkundur në mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore dhe fetare, duke kundërshtuar çdo përpjekje për t’i zhdukur këto vlera. Behixhudin Shehapi dhe BDI-ja duhet të japin llogari para popullit shqiptar për rolin e tyre në këto veprime të papranueshme! Populli shqiptar nuk do ta harrojë dhe nuk do ta falë këtë akt të turpshëm!”, thonë nga VLEN./Telegrafi/