LAJMI I FUNDIT:

“Ekspozimi i armatimit nga Kurti”, Hoxha: Emocion i fushatës elektorale

“Ekspozimi i armatimit nga Kurti”, Hoxha: Emocion i fushatës elektorale

Valdet Hoxha – Ish-zv.ministër i Brendshëm tha se ekspozimi i armatimit nga kryeministri, Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është një ekspozim i cili i përket “emocioneve” të parafushatës elektorale e që në fakt, armatimi është në kuadër të planit tranzicional të 2018-2028.

Hoxha në Dukagjin u shpreh se nuk ka nevojë për ekspozimin e armatimit pas që sipas tij disa çështje duhet të jetë sekrete dhe është një fushë specifike.

Ai tha se ky armatim i ekspozuar i përket këmbësorisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës.


“Disa gjëra duhet të jenë publike por jo disa duhet të jenë sekrete. Sepse është një fushë specifike dhe nuk duhet të jenë publike. Pajtohem se publikimi i këtyre fotografive ka qenë në emocionet para elektorale, sepse nuk do duhej se në këto kohë kur flasim për doktrina bërthamore, ti ekspozojmë ato. Jemi Forcë që konsiston në mbrojtjen territoriale, që është Forcë civile me pretendime mbrojtëse dhe kontribut krucial pas anëtarësimit në NATO. Nuk kemi sesi t’i tregojmë muskujt me armatim të lehtë. Ukraina i përdori armët me rreze të dhënga nga SHBA-ja dhe Putini ndryshoi doktrinën e konceptit bërthamor. Ne i ekspozuam disa armë të lehta të këmbësorisë. Emocion i fushatës elektorale, por është në kuadër të planit tranzcional 2018-2028″, u shpreh Hoxha.

Tutje theksoi se është e rëndësishme që të “armatosemi për aq sa lejohet qoftë nga buxheti dhe sa mundemi por gjithnjë duhet me koordinim të SHBA-ve”.

Afrim Veseli – Nën kolonel i FSK-së në pension tha se ekspozimi i armatimit nga Kurti dhe Maqedonci nuk është armatim i dorës së fundit por që i përket periudhës së 2019 e tutje.

Ky armatim, duke përfshirë pushkë automatike dhe mitrolezë sipas Veselit i përket këmbësorisë dhe ekspozimi i tij nuk do duhej të ndodhte nga akterët politik.

“Nuk është e dorës së fundit. Pjesa dërmuese e armatimit këmbësorik që është parë ka qenë e porosit në vitin 2019, një pjesë tjetër më vonë.  Është armatim i këmbësorisë, duke përfsshirë pushkë automatike dhe mitrolezë. Nuk do duhej të dilte në opinion armatimi. Sepse ekspozimi i armëve të një ushtrie në koncept demokratik konsideroj se imazhe të tilla do duhej sa më pak. Armatim i blerë ndër vite, që nga 2019, kur kemi filluar porositë e para në FSK dhe vazhdon edhe sot ai trend, sipas planit 10 vjeçar të operatevitetit të FSK”, deklaroi Veseli.

Lidhur me këtë,  edhe ish-ushtaraku në Kroaci, Esad Çollaku ka thënë se kryeministri Kurti nuk do të duhej të e bënte ekspozimin e armatimit, sepse ky armatim d.m.th vetëm një armë më të përsosur sesa në të kaluarën, asgjë më shumë.

“Kryeministri Kurti nuk ka njohuri të armëve, por me keqardhje e them se prezantimi i armëve nga ai kjo është plasim në media për vizitën e tij në depotë e FSK-së, është fushatë elektorale.  Armët e ekspozuara në media, e bënin edhe forcat serbe kur djemtë kosovar e bartnin me gomar e mushka e kuaj e bartnin nga Shqipëria në Kosovë, dhe një pjesë e tyre binin në duart e serbëve, atai ekspozonin në të njëjtën mënyrë se çfarë armatimi ka Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.

“Si veteran dhe i rritur me TMK, Jam tmerruar me këto incizime, dhe mos përcjellja adekuate e njohurisë ushtarake dhe me pajisje të tjera të cilat do ti kemi në mbrojtje në rast të cenimit të integriteti i Kosovës. Është llapsus i madh i Kurtit sepse këto armë të këmbësorisë, këto armë në Amerikë i mbajnë në shtëpi private. Nuk po i nënvlerësojë por duhet të jenë tejet sekrete, duhe të sillen brenda ushtrisë. Arma këmbësorike nuk e tregon forcën mbrojtëse, por e tregon vetëm një ushtar i jonë mund ta ketë një armë më të përsosur se në të kaluarën”,  u shpreh Çollaku.