Përplasjet në rrejtët sociale mes akterëve politik, kohëve të fundit janë shpeshtuar. Një përplasje e tillë po ndodh mes ministrit të Bujqësisë, Faton Peci dhe kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli.
Pacolli ka reaguar ndaj një deklarate që ministri Peci tha se i kishte ofruar poste në AKR.
Kreu i AKR-së në një reagim në Facebook, ka shkruar se ministri Peci po gënjen.
“Kërkoj ndjesë publike që po detyrohem, për herë të fundit të merrem me këtë. Prapë ky Peci ne emisionin “Te Fidani” GËNJEU*! Ndalu, more, mos gënje! A është për shkak të urtësisë dhe edukatës sime që nuk ke frikë dhe sulmon mua? Ndalu njëherë”, ka shkruar Pacolli.
Pacolli tutje ka shtuar se Peci kishte shkuar te ai para zgjedhjeve të vitit 2014 dhe i kishte kërkuar të jetë pjesë e listës së AKR-së.
Madje Pacolli shton se Peci at kohë e kishte fyer LDK-në dhe lidershpin e saj.
“Unë nuk mund t’i ofroja një vend në listën e AKR-së. Pas mikpritjes së zakonshme në shtëpinë time, ai është larguar. Peci po *GËNJEN* kur pretendon se i kam ofruar të bëhej shef kabineti i Agim Bahtirit. Agim Bahtiri kishte ekipin e tij, dhe atëherë, Peci ishte i panjohur për ne. Peci po * GËNJEN * kur pretendon se i kam ofruar postin e zëvendësministrit të MPJ-së. Si mund t’i ofroj dikujt diçka që ne nuk e posedonim? Në atë kohë, mandati ynë qeveritar kishte përfunduar; ishim në proces zgjedhor dhe, pa qenë pjesë e qeverisë, nuk kishim asnjë mundësi t’i ofronim një post të tillë”, ka shkruar Pacolli.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës tutje ka shtuar se ministri i Bujqësisë po gënjen kur thotë se dikush në shtëpinë time i ka ofruar banesë ne Prishtinë dhe 200,000 euro.
“Ai duhet të sjellë fakte për këtë gënjeshtër, përndryshe do të duhet të përgjigjet para drejtësisë. Një akuzë e tillë është e rëndë dhe e natyrës korruptive. Peci nuk duhet të tentojë të devijojë vëmendjen duke njollosur emrin tim. Ai duhet të përballet me akuzat që po i bën gjithë Kosova ndaj tij”, ka shkruar Pacolli.
Ministri Faton Peci mbrëmë në emisionin “DPT te Fidani” ka thënë se është njëfarë beteje provenciale e një lagje të Marecit.
“Është tu ndodh njëfarë beteje mes kushërinjve nuk marr pjesë në beteja të mëhallës”, ka deklaruar Peci.
Ai ka treguar edhe arsyen pse kishte shkuar në shtëpinë e Behgjet Pacollit.
“Po kam qenë në shtëpi te Pacolli dhe kam borgj me ju tregu qytetarëve cila ka qenë biseda brenda. Unë kam qenë 2009-2013 asamblist i LDK-së në Mitrovicë. Betejat me PDK-në i kompas të ashpra për shkak se grupet banditeske nuk kanë lënë pa shkatërrua asgjë në qytet. Këshilltari i tij më ka thirr se Baci po donë me ta qit një kafe me të falënderua që i kam ndihu Agim Bahtirit.
Kur hyra në shtëpi Pacolli ka pas ofertë për mua më ka thënë që unë e di që ti në LDK nuk ki të ardhme dhe në zgjedhjet e ardhshme nuk kandidon, thash ku pe di tha unë kam informacione.
E dyta ma ka ofruar pozitën e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme po flasim për nëntorin e vitit 2013.
Më ka thënë se duhesh me qenë shef i kabinetit të Agim Bahtirit, me qenë kryetar i AKR-së në Mitrovicë. Prej numrit 5-10 zgjidhe numrin që po donë me qenë kandidat për deputetë…”, tha Peci. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim
Gjykata e shpall të pafajshëm logopedin Iljasa Fazliu, vendimi cilësohet goditje për të drejtat e fëmijëve
“U zumë se po më shihte”, dëshmia tronditëse e 14-vjeçarit që vrau bashkëmoshatarin në Tiranë
Sherri mes adoleshentëve me një të vdekur në Tiranë, Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it në Shqipëri
Brenda depos së armatimit të FSK-së, Kurti: Armatimi modern në kuadër të blerjeve dhe furnizimeve që jemi duke i bërë për forcën tonë
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian