LAJMI I FUNDIT:

Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë

Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë

Kuvendi Komunal i Prishtinës, vite më parë kishte ndarë disa banesa komunale për politikanë dhe ish-asamblistë të Komunës së Prishtinës, duke u ofruar kontrata afatgjata për shfrytëzim.

Megjithëse këto kontrata kishin skaduar që në vitin 2017 ndërkaq asnjë masë nuk ishte ndërmarrë për rinovimin e tyre ose për largimin e shfrytëzuesve.

Në vend të kësaj, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë vendim që të lejojë blerjen e këtyre banesave nga shfrytëzuesit aktualë, duke i hapur rrugën privatizimit të pronës publike, shpesh në favor të individëve të lidhur me politikën.


Një ndryshim në përbërjen e komisionit për shitjen e banesave u formalizua përmes një vendimi të datës 27 shtator 2023.

Kryetari Rama zëvendësoi një anëtar nga Drejtoria e Urbanizmit me një përfaqësues të Drejtorisë së Pronës dhe Kadastrit.

Ky ndryshim justifikohet duke u bazuar në Ligjin nr. 4/L-061 për shitjen e banesave ku ekziston e drejta banesore.

Në dokumentin zyrtar të nënshkruar nga Rama thuhet:

“Vendimi Nr. 14-020/04-198271/23 i datës 27.09.2023 është ndryshuar dhe plotësuar. Zëvendësimi i anëtarit të komisionit: Anëtarja Bahitje Vllasaliu, e cila ishte përfaqësuese nga Drejtoria e Urbanizmit, është zëvendësuar me Jakup Dobratiqi, përfaqësues nga Drejtoria e Pronës dhe Kadastrit. Ky vendim hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit”, thuhet në dokument.