LAJMI I FUNDIT:

Taravari: Gjeneratori i krizës për gjuhën shqipe në Maqedoni është kushtetuta

Taravari: Gjeneratori i krizës për gjuhën shqipe në Maqedoni është kushtetuta

Kryetari i ASH-së dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari thekson se Qeveria e re në Maqedoninë e Veriut u formua para pesë muajve, dhe kryeministri i parë që u prit nga qeveria e re ishte kryeministri i Kosovës Albin Kurti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Takimin e parë bilateral, siç theksoi Taravari në emisionin “Interaktiv në KTV”, që e bëri Mickoski pasi u zgjodh kryeministër ishte vizita në Kroaci dhe mbledhja e parë ndërqeveritare që e bëri kjo qeveri është me qeverinë e Kosovës.

“Dhe këto tre ngjarje janë porosi në vete për gjithë ata që mendojnë se kjo qeveri është antishqiptare. Në krahasim prej periudhës para pesë muajsh kur Vuçiqi me Ahmetin shëtitnin në Ohër e Shkup, kur Bujar Osmani vizitonte më shumë Beogradin se Kosovën, tash ndodh e kundërta. Nuk mund të ndalim asnjë zyrtar të qeverisë ta viziton Beogradin, por Vuçiqi nuk mund të shëtitet me zyrtarët e VLEN-it në Shkup dhe Ohër”, tha Taravari.


Sa i përket deklaratave të Kurtit rreth gjuhës shqipe, Taravari tha se Kurti ishte absolutisht i saktë dhe i drejtë në formulimin e tij.

“Ne kemi katër ligje që janë votuar që nga viti 2002. Domethënë kemi katër ligje për gjuhët, jo për gjuhën shqipe. Gjeneratori i krizës për gjuhën është kushtetuta. Në kushtetutë gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe gjuha që flasin mbi 20 për qind e popullatës në Maqedoni. Në ligj qëndron LIGJI PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE. Dhe gabimi si shqiptarë në Maqedoni ishte që nuk insistuam në momentet të caktuara kur ndryshimet kushtetuese vareshin nga shqiptarët, nuk insistuam që 20 përqindëshi të hiqet”, tha Taravari./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Lajme
Bajrami përplaset me Kurtin për doracakët e edukimit seksual: Albin, je sinonim i propagandës

Bajrami përplaset me Kurtin për doracakët e edukimit seksual: Albin, je sinonim i propagandës

Lajme
Radmilla Sheqerinska u zgjodh zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s

Radmilla Sheqerinska u zgjodh zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s

Politikë
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë  trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla "Fan Noli" në zi

Lajme
Në veri vendosen disa mbishkrime në gjuhën serbe

Në veri vendosen disa mbishkrime në gjuhën serbe "Ja ku jemi për Krishtilindje"

Lajme
Kurti reagon ndaj debateve mbi doracakët për edukimin seksual në shkolla

Kurti reagon ndaj debateve mbi doracakët për edukimin seksual në shkolla

Lajme
Kalo në kategori