LAJMI I FUNDIT:

Peci reagon ndaj akuzave për subvencione në bujqësi: Nuk kam ushtruar asnjë ndikim, procesi i bazuar në meritokraci

Peci reagon ndaj akuzave për subvencione në bujqësi: Nuk kam ushtruar asnjë ndikim, procesi i bazuar në meritokraci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar ndaj akuzave që lidhen me procesin e subvencioneve dhe granteve në bujqësi, duke i cilësuar ato si shpifje të orkestruara nga partitë opozitare LDK dhe PDK.

Në një postim në Facebook, ministri Peci tha se ditëve të fundit është përballur me një fushatë të mirëorganizuar sulmesh dhe lajmesh të rreme.

Ai theksoi se mbi 118,000 përfitues të subvencioneve dhe mbi 1,000 përfitues të granteve kanë kaluar një proces të pavarur, në të cilin ministria nuk ka ushtruar ndikim.


“Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka mandatin për vlerësimin e aplikimeve. Ministri dhe stafi i tij nuk kanë qasje në këtë proces, i cili zhvillohet në mënyrë elektronike dhe përmbyllet nga një trupë vlerësuese e pavarur,” deklaroi Peci.

PDK kërkon shkarkimin e Fitore Pacollit dhe Faton Pecit pas skandalit të grantit prej 100 mijë eurove
Lexo po ashtu PDK kërkon shkarkimin e Fitore Pacollit dhe Faton Pecit pas skandalit të grantit prej 100 mijë eurove

Ai shtoi se çdo përfitues i granteve mbi 30,000 euro është i detyruar të regjistrojë veprimtarinë si biznes përpara nënshkrimit të kontratës, duke përmendur se në dy programet e fundit janë regjistruar 351 ndërmarrje të reja si rezultat i kësaj reforme.

Lidhur me pretendimet për parregullsi në përfitimin e granteve, ministri sqaroi se afati për implementimin e projekteve është 12 muaj dhe se çdo pretendim duhet të trajtohet në bazë të procedurave përkatëse.

“Ne kemi eliminuar kriteret diskriminuese dhe kemi bërë programet tona të qasshme për çdo fermer, duke u bazuar në meritokraci dhe transparencë. Ky është një model që nuk i shkon për shtati mendësisë kriminale dhe korruptive të disa aktorëve politikë”, tha Peci.

Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë
Lexo po ashtu Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë

Në fund, ministri bëri të ditur se në postimet e tij të ardhshme do të publikojë shembuj konkretë që dëshmojnë përfitimin nga mbështetja institucionale nga individë të partive të ndryshme politike, duke treguar se procesi nuk ka qenë diskriminues.

“Përkundër dëshirës sime që të merrem me emra të përvetshëm, më duhet t’i demaskoj të gjithë zhurmuesit me vetë faktin se në qeverisjen tonë angazhimi politik nuk përbën pengesë në realizimin e së drejtës për aplikim dhe përfitim, duke mos e diskriminuar askënd mirëpo duke e trajtuar secilin në mënyrë meritore dhe të barabartë”, ka shkruar ai.

Deklaratat e ministrit Peci vijnë në një kohë kur debati mbi subvencionet dhe menaxhimin e fondeve në bujqësi ka qenë një nga temat kryesore në vend./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde: Gjermania ndalon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj

Rohde: Gjermania ndalon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj

Politikë
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë

Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë

Lajme
Kurti: Unë nuk mund të imponoj asociacion të komunave në Republikë, u takon vet komunave ta bëjnë atë

Kurti: Unë nuk mund të imponoj asociacion të komunave në Republikë, u takon vet komunave ta bëjnë atë

Lajme
Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia

Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia

Lajme
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Lajme
Kosova përballë varfërisë dhe migrimit, ekspertët kërkojnë reforma sociale

Kosova përballë varfërisë dhe migrimit, ekspertët kërkojnë reforma sociale

Sociale
Kalo në kategori