LAJMI I FUNDIT:

Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale në Dibër – arrestohet 20 vjeçari që po qarkullonte me armë zjarri, doreza dhe benzinë në automjet

Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale në Dibër – arrestohet 20 vjeçari që po qarkullonte me armë zjarri, doreza dhe benzinë në automjet

Është arrestuar një 20-vjeçar, i cili qarkullonte me automjet me targa të huaja dhe shasi të dëmtuar, i armatosur me armë zjarri me kallashnikov, i pajisur me doreza dhe një bidon 20 litra me benzinë.

Gjatë operacionit policor “Inteligjenca”, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov me krëhër e municion luftarak, dhe një bidon me lëndë djegëse benzinë dhe një palë doreza.

Falë inteligjencës policore Policia e Dibrës parandaloi një ngjarje të rëndë kriminale.

Qarkullonte me automjet me targa të huaja dhe shasi të dëmtuar, i armatosur me armë zjarri me kallashnikov, i pajisur me doreza dhe një bidon 20 litra me benzinë, falë inteligjencës policore lokalizohet dhe arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.


Strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe të Komisariatit të Policisë Dibër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që qarkullonte me automjet me targa të huaja dhe i armatosur, dhe dyshohej se do kryente një ngjarje të rëndë kriminale, menjëherë organizuan punën për parandalimin e ngjarjes dhe kapjen e personit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Inteligjenca” shërbimet operacionale dhe patrullat e Përgjithshme kanë ndaluar automjetin dyshuar tip “Benz”, me targa të huaja që drejtohej nga 20-vjeçari shtetasi L.D., banues në fshatin Brezhdan, Dibër.

Gjatë kontrollit brenda në automjet, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov me krëhër e municion luftarak, dhe një bidon me lëndë djegëse benzinë dhe një palë doreza.

Strukturat hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet intensive për të bërë zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të qëllimit që kishte 20- vjeçari, i cili u arrestua në flagrancë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Kooperativa

Kooperativa "Krusha": Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë grant nga Ministria e Bujqësisë

Lajme
Droga në lëkurë gjedhi, pse SPAK lejoi kalimin e dy ngarkesave me kokainë?

Droga në lëkurë gjedhi, pse SPAK lejoi kalimin e dy ngarkesave me kokainë?

Lajme
Peci reagon ndaj akuzave: Nuk mund të më ndalni as me ujë e as me plumba

Peci reagon ndaj akuzave: Nuk mund të më ndalni as me ujë e as me plumba

Lajme
PDK kërkon shkarkimin e Fitore Pacollit dhe Faton Pecit pas skandalit të grantit prej 100 mijë eurove

PDK kërkon shkarkimin e Fitore Pacollit dhe Faton Pecit pas skandalit të grantit prej 100 mijë eurove

Lajme
Biblioteka Kombëtare zë vendin e parë si ndërtesa më e shëmtuar në botë

Biblioteka Kombëtare zë vendin e parë si ndërtesa më e shëmtuar në botë

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Kalo në kategori