Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të National Endowment for Democracy, organizuan sot takim diskutimi së bashku me Sindikatën e Pavarur të Administratës së Kosovës dhe Federatën e Shëndetësisë, për ta trajtuar mosrespektimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Ligjin për pagat në sektorin publik.
Melos Kolshi, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se mosrespektimi i aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, paraqet sfidë për rendin kushtetues të Republikën e Kosovës e gjithashtu edhe për drejtësinë sociale.
Hulumtuesi i IKD-së shtoi se as Qeveria e as Kuvendi nuk kanë ndërmarrë hapa për ta përmbushur obligimin kushtetues, brenda afatit të përcaktuar, që ka dalë nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për paga në sektorin publik.
Tutje, Naim Jakaj, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se aktualisht Kuvendi dhe Qeveria janë në shkelje kushtetuese për moszbatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për pagat në sektorin publik.
“Mosmiratimi i ndryshimeve në Ligjin për pagat në sektorin publik nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës brenda afatit të përcaktuar sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, paraqet shkelje të këtij aktgjykimi, shpërfillje të kësaj Gjykate, shkelje të Kushtetutës, cenim të të drejtave në shtesë të pagës sipas përvojës së punës të dhjetëra-mijëra shërbyesve civilë në Kosovë, si dhe krijohet një praktikë e dëmshme për promovimin e demokracisë”, tha Jakaj, thuhet në njoftimin e IKD.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës i përgjigjet Kuvendit për të gjitha vendimet dhe veprimet e saj, ndërsa kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat janë të lidhur në përgjegjësi të përbashkët për çdo vendim të marrë nga Qeveria.
“Secili prej tyre, përveç përgjegjësisë kolektive, ka gjithashtu përgjegjësinë individuale për vendimet ose mos vendimet që lidhen me fushat e tyre specifike të kompetencës”, shtoi hulumtuesi i lartë i IKD.
IKD i ka bërë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të marrin me urgjencë masat e nevojshme për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe për të miratuar ndryshimet e kërkuara në Ligjin për pagat në sektorin publik.
“Ne kërkojmë që Qeveria dhe Kuvendi të përfshijnë të gjitha palët e interesuara, përfshirë Sindikatën e Shërbyesve Civilë, shoqërinë civile dhe akterët e tjerë të rëndësishëm, për të siguruar reformë të drejtë dhe të qëndrueshme që mbron të drejtat e shërbyesve civilë dhe garanton një sistem transparent dhe të drejtë të pagave në sektorin publik”, tha Jakaj.
Tevide Imeri, kryetare e Federatës së Shëndetësisë, lidhur me moszbatimin e këtij aktgjykimi tha se si Sindikatë kanë kërkuar nga institucionet përgjegjëse të zbatojnë këtë aktgjykim, por që sipas saj kanë hasur në ‘vesh të shurdhër’.
“Ne si Federatë, në muajin maj kemi adresuar kërkesë të gjitha institucioneve përgjegjëse të cilat janë të thirrura për ta zbatuar këtë aktgjykim, megjithatë nuk kemi has në ndonjë përgjigje. Pastaj, ju kemi drejtuar ministrit sepse ministrin e kemi partner për dialog social, duke ju drejtu me kërkesë shtesë, duke i kërku që shtesat të respektohen sepse vendimet janë në fuqi akoma të nënshkrume, nuk janë të shfuqizuara, por edhe aty kemi has në vesh të shurdhër”, ka thënë Imeri.
Ali Gashi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Administratës Publike (SPAK), tha se Qeveria aktuale e Kosovës e ka bërë model shkeljen e Kushtetutës, duke mos i respektuar vendimet e saj dhe kjo e promovon mosdëgjueshmërinë qytetare në raport me shtetin.
Ai tha se kemi të bëjmë me një situatë shqetësuese, që sipas tij këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me një shkelje.
“Nga ky mosrespekt që i bëhet aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese po lindin dy pasoja dhe ato për faktin sepse Gjykata Kushtetuese e ka thënë në mënyrë të qartë se Ligji mbi pagat ka kundërthënie dhe nuk është në harmoni me Gjykatën Kushtetuese, që mund të konstatojmë që ka defekt. Pastaj, pasoja e dytë është që, kjo Qeveri, krahas që nuk ka ndërhy të bëjë përmirësimin e duhur në Ligjin e Pagave, nuk ka vepru me respekt edhe të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ku në mënyrë specifike edhe i sqaron dhe rekomandon që të bëjë plotësim-ndryshimin e Ligjit të Pagave”, thotë Gashi.
Përveç Ligjit për pagën e zyrtarëve publikë, shqetësues është edhe Ligji për zyrtarët publikë, thotë Ali Gashi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Administratës Publike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përfundoi dita e dytë e debatit të Komisionit për Propozim-buxhetin për vitin 2025
Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës në qafat malore si Strazha, Mavrova, Pletvari dhe Gjavata
Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'
Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës
Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Katër të lënduar në aksidentin mes katër automjeteve në rrugën Veternik-Bresje
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët