LAJMI I FUNDIT:

Osmani priti në takim kryesuesin e KQZ-së, flasin për zgjedhjet e 9 shkurtit

Osmani priti në takim kryesuesin e KQZ-së, flasin për zgjedhjet e 9 shkurtit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi për të diskutuar rreth përgatitjeve për procesin zgjedhor për zgjedhjet e rregullta parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se në ketë takim, mes tjerash Presidentja Osmani theksoi rëndësinë që procesi zgjedhor të jetë një proces i drejtë, transparent, me integritet, dhe i bazuar në Kushtetutë dhe ligj.

Radoniqi e njoftoi Presidenten për përgatitjet që KQZ-ja po bën lidhur me administrimin e zgjedhjeve, në mënyrë që të gjithë qytetarët të mund të ushtrojnë të drejtën e votës, në një proces zgjedhor të ligjshëm dhe transparent, thuhet në njoftim. /Telegrafi/