LAJMI I FUNDIT:

Masa 2.2 në mbështetje të bizneseve për qasje në financa, Qeveria ndan rreth 7 milionë euro për sektorin privat

Masa 2.2 në mbështetje të bizneseve për qasje në financa, Qeveria ndan rreth 7 milionë euro për sektorin privat

Qeveria e Kosovës miratoi sot propozim vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e Masës 2.2 e cila është për “Mbështetje bizneseve për qasje në financa të pakos së ringjalljes ekonomike (MEPT)”.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës kryeministri Albin Kurti ka thënë se ndarja e mjeteve buxhetore është mbi 7 milionë euro, përcjell Telegrafi.

“Ministria e Financave ka sjellë për aprovim vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumën prej 7 milionë e 368 mijë e 410 euro, për zbatimin e masës 2.2 për mbështetje të bizneseve për qasje në financa të pakos së ringjalljes ekonomike”, ka thënë Kurti.


Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se si qeveria kanë mbështetur Fondin për garancitë kreditore për të shtuar kapitalin.

“Në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme që kemi për sektorin privat për zhvillimin e ekonomisë së vendit në mënyrë të qëndrueshme, ne si qeveri kemi mbështetur Fondin për garancitë kreditore për ta shtuar kapitalin në vazhdimësi, pra për të mbuluar apo financuar dritaret e ndryshme që janë në kuadër të këtij fondi”, ka thënë Murati.

Sipas tij kjo po bëhet është për të ofruar garanci për bizneset në mënyrë që të mos kenë nevojë të ofrojnë hipoteka.

“Në mënyrë që të vazhdojë rritja e garantimit të kredive që bizneset dhe ekonomia e vendit të ketë qasje më të lehtë në financa duke mos pasur nevojë që të ofrojnë hipoteka si garanci apo pengje të tjera, ne do të vazhdojmë edhe me transferin e radhës që është në vlerë prej 7 milionë 368 mijë e 410 euro në kuadër të masës 2.2”, ka thënë Murati. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori