Miliarderi Elon Musk të martën u bë pjesë e debatit të nxehtë rreth politikës mbi emigracionin të qeverisë italiane, duke komentuar mbi vendimet e gjykatësve se emigrantët e ardhur nga vende të tjera nuk duhet të dërgohen në Shqipëri. Komentet e tij nxitën kritika nga juristë dhe nga opozita e vendit.
Gjyqtarët italianë të hënën kundërshtuan mbajtjen e një grupi të dytë emigrantësh që u dërguan në kampet në Shqipëri, të cilat menaxhohen nga Italia dhe e dërguan rastin në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.
“Këta gjyqtarë duhet të ikin”, komentoi zoti Musk, njeriu më i pasur në botë që luajti një rol të rëndësishëm në rizgjedhjen e zotit Trump për president në Shtetet e Bashkuara. Ai i bëri këto komente në platformën e tij X.
Zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini, udhëheqës i partisë “Lega”, një parti e djathtë ekstreme me prirje kundër emigracionit, u përgjigj në gjuhën angleze: “Elon Musku ka të drejtë”.
Por Partia Demokratike e qendrës së majtë e quajti komentin një “ndërhyrje të papranueshme”.
Ernesto Carbone, i cili është anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, e kritikoi zotin Musk si një prej “oligarkëve të rinj” që synojnë “të kontrollojnë politikën botërore dhe që paraqesin rrezik për demokracinë”.
Shoqata Kombëtare e Juristëve të Italisë gjithashtu shprehu “befasinë” e saj me ndërhyrjen e manjatit të teknologjisë.
“Nuk është çështja thjesht tek pavarësia e gjyqësorit, por sovraniteti i shtetit italian”, tha nënpresidentja e shoqatës Alessandra Maddalena.
Një gjykatë në Romë u kërkoi të hënën gjykatësve të Bashkimit Evropian që të shqyrtojnë mbajtjen në Shqipëri të emigrantëve që kapen në det. Duke e referuar rastin tek Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian vendimi e pengon sërish përpjekjen e qeverisë së djathtë italiane për të zbatuar planin e saj mbi emigracionin e paligjshëm.
Kryeministrja Giorgia Meloni firmosi marrëveshjen për ndërtimin e kampeve të emigrantëve në Shqipëri, ku po dërgohen disa prej emigrantëve që kapen në Mesdhe. Ata duhet të mbahen në këto kampe, ndërsa përpunohen kërkesat e tyre për azil.
Një grup migrantësh nga Egjipti dhe Bangladeshi, u dërguan në Shqipëri pasi u kapën në det, javën e kaluar. Fillimisht ishin tetë prej tyre, por njëri u transferua në Itali, për arsye shëndetësore.
Gjyqtarët i dhanë goditjen e parë planit muajin e kaluar, duke vendosur që grupi i parë i azilkërkuesve të dërguar në Shqipëri duhej të kthehej në Itali. Vendimi u mori për shkak të shqetësimeve mbi statusin e tyre ligjor, pas një vendimi të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së për këtë çështje.
Emigrantët që pritet të dërgohen në Shqipëri janë meshkuj që vijnë nga një listë vendesh që Italia i ka klasifikuar si të sigurta, që do të thotë se kërkesat e tyre për azil kanë pak shanse për t’u pranuar dhe ata mund të riatdhesohen me shpejtësi.
Por në vendimin e tyre të parë, gjyqtarët thanë se kjo ishte kundër një vendimi të fundit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, i cili vendosi se një vend jashtë bllokut evropian nuk mund të shpallet i sigurt, nëse nuk e ka të tërë territorin e tij pa rreziqe.
Agjencia italiane e lajmeve Ansa njoftoi se pas vendimit të gjykatës së Romës emigrantët do të largohen nga qendra e ndalimit dhe do të transferohen në Itali dhe do të mbërrijnë në portin jugor të Brindizit.
Çështja ka nxitur një përplasje të ashpër mes qeverisë dhe gjyqtarëve javët e fundit. Ministri i drejtësisë akuzoi gjykatën për dështim të zbatimit të ligjit të BE-së, ndërsa gjyqtarët thanë se ata thjesht po zbatonin ligjin.
Kabineti qeveritar muajin e kaluar përditësoi statusin ligjor të listës së vendeve të sigurta, duke e ngritur rëndësinë e saj, nga një dekret ministror në një akt ligjor. Qeveria besonte se kjo do ta bënte më të vështirë për gjykatat të kundërshtonin vlefshmërinë e vendimit. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit, për plagosjen e dy personave në Prishtinë
S’kalojnë amendamentet e PDK-së: Përplasje e ashpër Shoshi-Bogujevci, i bashkëngjitet edhe Musliu
“AK-47, pesë karikatorë, radiolidhje”, çka konfiskoi policia gjatë një aksioni në veri?
Operacioni "SIM", prangosen katër të dyshuar në Prishtinë dhe Mitrovicë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme