Kandidatja për pozitën e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka thënë të martën në një seancë dëgjimore se do të angazhohet për të forcuar sigurinë e bllokut evropian, dhe do të bashkëpunojë me fqinjët që ndajnë vlera të përbashkëta, si dhe kanë aspirata për anëtarësim në bllokun evropian.
Seanca dëgjimore është duke u zhvilluar në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, i cili duhet ta konfirmojë Kallasin për pozitën e nominuar.
Kallas, ish-kryeministre e Estonisë, është caktuar nga shefja e BE-së, Ursula von der Leyen dhe vendet anëtare të bllokut, për të udhëhequr politikën e jashtme në mandatin e ardhshëm pesëvjeçar.
Në legjislaturën e kaluar, këtë pozitë e ka mbajtur Josep Borrell.
Kallas ka thënë të martën se zgjerimi i BE-së e forcon vetë bllokun, por edhe vendet që synojnë anëtarësimin.
Sipas Kallasit, forca tërheqëse e BE-së i frymëzon shtetet nga Ballkani Perëndimor e deri tek Evropa Lindore për reforma dhe për angazhim drejt integrimit në BE.
“Së bashku me Komisionaren për Zgjerim, do të punoj me vullnet që ta bëjmë zgjerimin realitet“, ka thënë ajo duke shtuar se “problemet e sotme të fqinjëve tanë do të jenë probleme tona nesër“.
Vendet e Ballkanit Perëndimor – përveç Kosovës – si dhe Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia dhe Turqia janë kandidate për anëtarësim në BE.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim, por aplikimi i saj nuk është shqyrtuar ende.
Kaja Kallas ka thënë se siguria e BE-së është e lidhur ngushtë me NATO-n dhe që do të angazhohet për të vazhduar bashkëpunimin transatlantik.
Vetëm një pyetje për Ballkanin
Në fund të seancës, ajo është pyetur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, një çështje me të cilën do të merret gjatë mandatit si kryediplomate e BE-së.
Ajo nuk e ka përmendur dialogun as në fjalimin hyrës, as atë mbyllës, dhe as nuk ka pasur pyetje nga deputetët e Parlamentit Evropian.
Vetëm në fund të debatit, pyetja e fundit ishte ajo e deputetes nga Kroacia, Zheljana Zovko, e cila pyeti për bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara për të ruajtur paqen në Bosnje-Hercegovinë dhe në fqinjësinë juglindore të BE-së. Atëherë, Kallas e ka përmendur edhe dialogun.
“Ballkani Perëndimor është rajon shumë i rëndësishëm dhe shumë afër kufijve tanë. Kemi dy shtigje që punojmë atje, i pari është zgjerimi ku duhet të punojmë me Komisioneren për Zgjerim. Siç thashë më herët, ne me të vërtetë duhet të kemi një tregim suksesi në pesë vitet e ardhshme, sepse kjo nuk është vetëm për prosperitetin e rajonit, por edhe për t’i dhënë shpresë rajonit. Unë gjithmonë përmendi si shembull se zgjerimi është një makinë e konvergjencës. Vendi im kishte bruto-prodhim vendor, 35 për qind të mesatares së BE-së, ndërsa tash është mbi 90 për qind. Pra, jep rezultat si një makinë e konvergjencës”, ka thënë ajo.
“Shtegu i dytë është dialogu Kosovë-Serbi, ku të gjithë paraardhësit e mi kanë investuar shumë kohë për të sjellë stabilitet në rajon”, ka shtuar ajo.
Kallas ka paralajmëruar se në pjesën e parë të mandatit të saj do të shkojë në rajon dhe do të bisedojë me ato vende për të parë se çfarë mund të bëhet.
Ajo ka thënë se zgjerimin nuk duhet parë si një lojë ku humb ose fiton, ku duhet të gjithë të jenë brenda apo jashtë, por duhet punuar me parimin e meritave individuale për të parë se çka mund të bëhet.
Më së shumti pyetje për Ukrainën
Sipas saj, sfidat kryesore për BE-në dhe aleatët lidhen me qasjen e Rusisë, Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut, vende, të cilat, sipas saj, janë duke e sfiduar rendin botëror.
Ajo e ka konsideruar me prioritet vazhdimin e ndihmës për Ukrainën, dhe fitoren e Kievit e ka konsideruar të domosdoshme për Evropën.
Kallas ka thënë se nuk ka kthim mbrapa në rrugën e Ukrainës drejt BE-së, dhe që blloku duhet të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën aq sa të jetë e nevojshme.
Sipas saj, “Rusia akoma nuk e ka humbur asnjë luftë kolonizuese, dhe ka ardhur koha që ta humbë këtë në Ukrainë, dhe vetëm pasi të humbë Rusia, do të çlirohet dhe do të ecë përpara”.
Kallas ka thënë se “nëse agresioni jep fryte në një vend, atëherë kjo është ftesë për agresion në një vend tjetër, prandaj agresioni i Rusisë në Ukrainë duhet të dështojë”.
Shumë deputetë, kryesisht nga e majta ekstreme, dhe nga e djathta ekstreme, kanë qortuar kandidaten Kallas se ajo “mbështet luftën, e cila po e dëmton Evropën”.
Por, ajo është përgjigjur se në asnjë rast nuk mbështet luftën, është për paqe, por duhet të dihet se Rusia është ajo që e ka nxitur luftën.
“Ukrainasit po vdesin çdo ditë, ata më shumë se kushdo tjetër e duan paqen. Por, paqja nuk mund të bëhet duke e lejuar agresorin të marrë atë që do”, ka thënë Kallas.
Mes tjerash, Kallas i ka hedhur poshtë pohimet se BE-ja ka pasoja për shkak të mosfurnizimit me gaz nga Rusia.
Sipas saj, prej kur ka nisur agresioni i Rusisë në Ukrainë, BE-ja ka rritur dukshëm pavarësinë e saj nga Rusia, kur është fjala për furnizim me naftë dhe gaz.
Kallas ka bërë thirrje që sanksionet ndaj Rusisë të zbatohen në mënyrë më strikte, dhe të ndërmerren masa edhe ndaj atyre që ndihmojnë në anashkalimin e tyre.
Të martën do të përfundojë seanca dëgjimore për 26 anëtarë të Komisionit Evropian.
Shefja e BE-së, Von der Leyen veçse është konfirmuar.
Përgjatë ditës do të dëgjohen dëshmitë e katër kandidatëve që janë të propozuar për nënkryetarë ekzekutivë të Komisionit Evropian.
Deri më tash 20 kandidatë kanë përfunduar seancat dëgjimore dhe të gjithë, përpos kandidatit nga Hungaria, Oliver Varhelyi, kanë marrë mbështetjen.
Më vonë gjatë ditës, komisioni përkatës pritet të vendosë edhe për Varhelyin.
Nëse të gjithë kandidatët marrin mbështetjen e komisioneve parlamentare, atëherë më 24 ose 25 nëntor, Parlamenti Evropian duhet ta konfirmojë Komisionin e ri Evropian.
Në atë rast, Komisioni do të nisë mandatin më 1 dhjetor të këtij viti.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ahmeti në 30 vjetorin e themelimit: UÇK-ja sublim i luftës së popullit shqiptar për liri
Mickoski: Tokat bujqësore iu takojnë bujqve, jo atyre që nuk e shohin bujqësinë si prioritet
Përkujtohen viktimat e aksidenteve rrugore, 85 persona humbën jetën gjatë periudhës janar-tetor
Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se dielli do të lind përsëri
Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, policia kërkon pronarin
Asnjë aktivitet institucional në 30-vjetor, a u “harrua” 17 Nëntori i UÇK-së?
Kooperativa "Krusha": Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë grant nga Ministria e Bujqësisë
Peci reagon ndaj akuzave: Nuk mund të më ndalni as me ujë e as me plumba
Nga Spanja në Vlorë, Anna Yankova vlerëson bukuritë e qytetit si dhe mikpritjen e njerëzve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën