LAJMI I FUNDIT:

Blinken në Evropë për bisedime rreth Ukrainës përpara kthimit të Trump

Blinken në Evropë për bisedime rreth Ukrainës përpara kthimit të Trump

Kryediplomati i administratës së Joe Biden në largim, Antony Blinken, shkon në Bruksel të martën për bisedime me aleatët evropianë të shqetësuar se presidenti i sapozgjedhur Donald Trump mund të braktisë Ukrainën në luftën e saj me Rusinë.

Në udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit që nga fitorja e zgjedhjeve të Trump më 5 nëntor, Sekretari i Shtetit, Blinken do të ndalet në Bruksel përpara vizitave të planifikuara në Peru dhe Brazil më vonë këtë javë, sipas një njoftimi, përcjell Telegrafi.

Në takimet me zyrtarët e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, Blinken do të “diskutojë mbështetjen për Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër agresionit të Rusisë”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit, pa elaboruar se çfarë mesazhi do të japë.


Përveç sigurimit të miliarda dollarëve në ndihmë ushtarake për Ukrainën, Joe Biden punoi për të zgjeruar NATO-n dhe mblodhi vendet në mbarë botën “për të izoluar Rusinë” pas fillimit të agresionit në shkallë të plotë të Moskës në vitin 2022.

Trump ka qenë kritik për ndihmën e Biden për Ukrainën, duke nxitur shqetësimin për të ardhmen e mbështetjes për qeverinë e presidentit Volodymyr Zelensky nën një Shtëpi të Bardhë, Senat dhe ndoshta Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët. /Telegrafi/