LAJMI I FUNDIT:

Ish-kryeministrja britanike i kishte kaluar ditët e fundit në zyrë “duke u bërë gati që Putin të shkrep një armë bërthamore”

Ish-kryeministrja britanike i kishte kaluar ditët e fundit në zyrë “duke u bërë gati që Putin të shkrep një armë bërthamore”

Vladimir Putin ishte aq afër përdorimit të armëve bërthamore në tetor të vitit 2022, sa që kryeministrja e atëhershme britanike Liz Truss i kaloi ditët e fundit në krye të detyrës duke u përgatitur për pasojat e mundshme, thuhet në versionin e përditësuar të librit të saj autobiografik, shkruan Indepedent.

Ish-kryeministrja britanike raportohet se i kaloi ditët e fundit në zyrë duke studiuar hartat e motit dhe duke u përgatitur për rastet e helmimit nga rrezatimi në Britani të Madhe, derisa sipas inteligjencës amerikane një sulm i tillë ishte i pashmangshëm, transmeton Telegrafi.

Truss i ishte thënë se presidenti rus ishte vetëm disa orë nga vendosja e një rakete bërthamore, për të cilën zyrtarët e Whitehall kishin frikë se do të hidhte material radioaktiv në atmosferë që mund të përhapej 1700 milje larg vendit të shpërthimit, sipas Out of the Blue, thuhet në një libër autobiografik të ish-kryeministres.


Një botim i përditësuar i librit, nga gazetarët Harry Cole dhe James Heale, thuhet se Truss kaloi “orë të shumta duke studiuar të dhënat e motit satelitor dhe drejtimet e erës” nga frika se “modelet e gabuara të motit” mund të kenë një “efekt të drejtpërdrejtë në Britani”.

Thuhet se kishte informacione “të hollësishme” nga amerikanët që tregonin një shans prej 50 për qind që Rusia do të përdorte një armë bërthamore taktike në Ukrainë ose një bombë më të madhe mbi Detin e Zi. /Telegrafi/