Nga: Ben Beaumont-Thomas / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Art Garfunkel ka përshkruar ribashkimin lotues të fundit me Paul Simonin, gjatë të cilit që të dy tejkaluan armiqësitë e vjetra.
Duke folur për gazetën The Times, Garfunkel tha: “Në fakt, pata një drekë me Paulin disa javë më parë. Hera e parë që ishim bashkë, pas shumë vitesh. E shikova Paulin dhe i thashë: ‘Çfarë ndodhi? Pse nuk jemi parë’? Pauli përmendi një intervistë të vjetër ku kisha thënë disa gjëra. Qava kur ai më tregoi sa shumë e kisha lënduar. Duke parë prapa, mendoj se doja të tronditja imazhin e djalit të mirë të duetit Simon & Garfunkel. E dini çfarë? Kam qenë budalla! Kemi bërë plane për t’u takuar sërish. A do ta sjellë Pauli kitarën? Kush e di. Për mua, ishte dëshira për të bërë paqe para se të jetë tepër vonë. M’u duk sikur ishim përsëri në një vend të mrekullueshëm. Duke menduar për këtë, edhe tani më rrjedhin lotët nëpër faqe. Ende e ndiej përqafimin e tij”.
Lexo po ashtu:
– EL CÓNDOR PASA (ME PASË MUJTË)
– TINGULLI I HESHTJES
– URA MBI UJIN E TRAZUEM
– Pesëdhjetë vjet pas realizimit: “Ura mbi lumin e trazuem”, kënga më ngushëlluese!
– MBËSHTETËSJA E LIBRAVE
Garfunkel foli teksa po promovon albumin e tij të ri, Father and Son, të realizuar me djalin e tij, Art Jr., i cili gjithashtu foli për ribashkimin e të atit me Simonin. “Përgjatë viteve kishin ulje-ngritjet e tyre, por, pas takimit, babai ishte shumë i lumtur”, tha ai. “Më thirri dhe më tha: ‘Pauli është vëllai im; është familje’. Mendoj se ekziston një mundësi që ata të bashkohen për të bërë muzikë. Po flas në mënyrë hipotetike, por ndoshta mund të ketë një ngjarje të madhe televizive ose për bamirësi. Dhe, me një nxitje të vogël nga kolegët e tyre në industrinë e muzikës, kjo mund të çojë në një material të ri”.
Simon & Garfunkel ishin një nga duetet më të suksesshme në historinë e Shteteve të Bashkuara, si në aspektin komercial ashtu edhe kritik, pjesë e një gjenerate të mesit të viteve ‘60 të shekullit XX që e shndërroi muzikën folk në një fenomen të kulturës pop. Albumi i tyre i parë dështoi, por kënga The Sound of Silence u shndërrua në triumf të ngadaltë, duke çuar në një seri albumesh të suksesshme që kulmuan me Bridge Over Troubled Water në vitin 1970.
Por, marrëdhënia e tyre ishte e tensionuar që në fillim të partneritetit të tyre, dhe kjo filloi me një singël solo të cilin Simoni e incizoi me një pseudonim: “Miqësia u thye përgjithmonë … nuk ia harroj kurrë dhe nuk e fal kurrë plotësisht”, shkroi më vonë Garfunkel në kujtimet e tij. Simoni gjithashtu u prek nga karriera prej aktori e Garfunkelit, e cila kishte nisur në fund të viteve ’60 të shekullit XX. “Mendoj se Arti do të bëhej një yll i madh i kinemasë i cili do të largohej”, shkroi Simoni në kujtimet e tij. “Në vend që të ishte thjesht djali që këndonte këngët e Paul Simonit, ai mund të ishte Art Garfunkel, një yll i madh më vete … Kjo më shtyri të mendoj se si unë mund të isha ende ai djali që krijon këngë dhe i këndon ato. Nuk kisha nevojë për Artin”. Simoni e ndërpreu partneritetin pas albumit Bridge Over Troubled Water, pavarësisht se ishin në kulmin e famës së tyre dhe kishin një çmim “Grammy” për albumin e vitit.
Ata u ribashkuan në vitin 1981, për një koncert të madh në Nju-Jork, por nuk vazhduan pas turneut botëror në vitin e ardhshëm. Një tjetër turne ribashkimi u bë në vitin 1993, por sërish nuk arritën pajtim të plotë. Në vitin 2001, Paul Simoni tha – teksa u pranua në “Rock and Roll Hall of Fame”: “Më vjen keq për përfundimin e miqësisë sonë. Shpresoj që një ditë, para se të vdesim, të gjejmë paqe me njëri-tjetrin. Nuk kemi pse të ngutemi”.
Në vitin 2003 ata nisën turneun Old Friends, por ai titull i ngrohtë nuk mundi të mbulonte thellësitë e përplasjeve të tyre. Garfunkeli mbeti i zemëruar edhe në vitin 2015, për ndarjen e dyshes, duke thënë në një intervistë: “Paul, si munde të largoheshe nga kjo pozitë fatlume në majë të botës? Çfarë ndodhi me ty, idiot? Si munde ta braktisësh këtë, budalla”? Simoni në vitin 2016 tha: “Të jem i sinqertë, nuk shkojmë mirë me njëri-tjetrin. Kështu që nuk është kënaqësi të performojmë bashkë … Prandaj, kjo nuk do të ndodhë më kurrë”.
Simoni, 83 vjeç, është tërhequr nga turnetë dhe koncertet nuk janë të mundshme për shkak të humbjes së dëgjimit që ai përjetoi gjatë incizimit të albumit të tij të vitit 2023, Seven Psalms. Por, në një intervistë në tetor, ai tha për The Guardian: “Shpresoj që përfundimisht të jem në gjendje të bëj një koncert të plotë. Jam optimist. Gjashtë muaj më parë isha pesimist”.
Garfunkeli, gjithashtu 83 vjeç, vazhdon të performojë dhe do të shfaqet në pesë koncerte në Nju-Jork në këtë muaj, së bashku me djalin e tij dhe anëtarët e tjerë të familjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëWilhelm zu Wied dhe Shqipëria në arkivat gjermane
Ateistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Nëntëdhjetë mijë shkrepjet e mia të Diellit: Andrew McCarthy dhe fotografia më e mirë e tij
KOLAPS
Viti 1982: Vrasja e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës
HISTORIA E NJENËS NGA ATO
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025